Përgatitja: 20 min

Përbërësit për 4 persona: 600 gr patate të ziera, 100 ml kos, 100 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, qepë të njoma (sipas dëshirës), kripë.

Përgatitja: Zieni patatet me lëkurë dhe më pas qërojini dhe pritini në kubikë rreth 2 cm. Vendosini në një tas sallate. Përgatisni salcën, përzieni kosin me vajin e ullirit dhe me pak kripë. Hidhni salcëm mbi patatet dhr kalojini në pjatën e servirjes, të cilën mund ta zbukuroni me disa fije qepësh të holla.

T’ju bëjë mirë!

//Limit.al