Këngëtarja shqiptare e ftuar nderi në Eurovision, do të performojë me artistin ukrainas

Eurovision do të mbahet së shpejti dhe përveç Albina Kelmendit dhe familjes së saj, një tjetër këngëtare shqiptare do të jetë pjesë e festivalit.

Jo vetëm kaq por ajo do të jetë e ftuara speciale. BBC shkruan se Rita Ora do të përformojë në gjysmëfinalen e Eurovizionit. Ajo do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha.

“Është një festë e Liverpool-it dhe Ukrainës përmes muzikës”,- u shpreh Ora.

Në gjysmëfinalen e ‘Eurovision’ në Liverpool mësohet se do të performojnë yjet ukrainas dhe britanikë, si dhe një mori legjendash të konkursit të këngës. Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss. Artistë të tjerë ukrainas që do të performojnë përfshijnë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, pasi MB po pret konkursin e këngës në emër të Ukrainës./limit.al