Shumica e njerëzve mbasi kanë konsumuar një vakt qoftë të drekës ose të darkës, ndihen të përgjumur. Por pyetja qëndron, a duhet të flemë direkt apo të presim pak kohë përpara se të shtrihemi?

Fjetja menjëherë pas ushqimit nuk është e mirë për organizmin tonë. Sapo mbaroni së ngrëni ushqimin, truri juaj sinjalizon organet për të filluar tretjen e ushqimit. Qarkullimi i gjakut bëhet më i përqendruar rreth sistemit të tretjes. Zhvendosja në intensitetin e furnizimit me gjak ndikon edhe në tru. Ky ngadalësim i gjakut në tru mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur.

Si ndikon në shëndet fjetja menjëherë pas ngrënies?

Trupi juaj kërkon që në mënyrë ideale të tretet ushqimi që konsumoni për të fituar energji dhe kjo do të bëhej shkëlqyeshëm nëse do të qëndronit në mënyrë vertikale, pra në këmbë. Kështu kur ju flini pasi keni ngrënë nuk e lejoni trupin të kryejë këtë funksion, duke çuar në pasojat e mëposhtme:

  • Gjumi pas ngrënies çon në shtimin në peshë: Menjëherë fjetja pas ngrënies mund të shkaktojë shtim në peshë. Kjo është për shkak se trupi juaj ka nevojë për të djegur kaloritë që keni konsumuar nga vakti, por në vend të kësaj, ju flini, që do të thotë se trupi juaj do t’i ruajë këto kalori. Një sasi e tepërt e kalorive në trup çojnë në shtimin e peshës.
  • Mund të shkaktojë refluks acid. Kjo është një gjendje kur ushqimi që përmban stomaku juaj të shtyhet përsëri drejt ezofagut. Ky refluks shkakton një ndjesi djegieje në gjoks. Kjo ndodh kur fle menjëherë pasi ke ngrënë ushqim.
  • Shkakton probleme në tretjen e ushqimeve: Nëse flini menjëherë pas konsumimit të drekës ose të darkës, ushqimi juaj nuk tretet ashtu siç duhet. Ushqimi i patretur mund të shkaktojë probleme si djegie të zorrëve, fryrje, gazra, aciditet etj.
  • Mund të rrisë shanset për tronditje në tru:  Kjo, për shkak se ushqimi i patretur mund të shkaktojë një çekuilibër në nivelet e sheqerit në gjak dhe në presionin e gjakut, dhe në raste ekstreme, kjo mund të çojë në goditje në tru.

Rekomandohet që ju duhet ta lini trupin tuaj të tretë ushqimin që keni ngrënë para se të flini. Megjithëse ushqime të ndryshme mund të marrin kohë të ndryshme për t’u tretur, është mirë që të prisni për të fjetur të paktën 2-4 orë pasi keni ngrënë ushqimin tuaj.

//pernenat.al

//Limit.al