Ngjarje e rëndë në Korçë, dyshohet se p*rdhunoi një 23-vjeçare, arrestohet kryeplaku i fshatit

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Rehovë, në Njësisë Administrative Vithkuq, në Korçë.

Policia ka arrestuar shtetasin Ervis Rrapo, 29 vjeç, me dyshimet se ka përdhunuar një 23-vjeçare, me probleme të shëndetit mendor.

Ervis Rrapo mësohet se mban edhe detyrën si kryeplak i fshatit. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në datën 8 prill, ndërkohë që kallëzimin në Polici e ka bërë babai i vajzës 23-vjeçare.

Njoftimi i Policisë Korçë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur./Limit.al