Çpo ndodh në Hagë?! Krasniqi në gjendje jo të mirë shëndetësore, avokatja kërkon largimin e tij nga salla

HAGË– Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqi nuk është ndjerë mirë në seancën gjyqësore që po mbahet këtë të enjte në Tribunalin e Hagës ndaj akuzave të ngritur ndaj ti dhe ish-krerëve të UÇK-së. Avokatja e tij, Venkateswari Alagendra, ka thënë se klienti i saj nuk ndihet mirë për momentin dhe se i duhet të largohet nga salla e gjyqit.

Avokatja: Z.Krasniqi nuk ndjehet shumë mirë për momentin. Mendoj se mund të qëndrojë edhe pak, por do të na thotë nëse mund të qëndroj dhe nëse kërkon të largohet, shpresoj të na lejohet.

Pas largimit të ish-kryeparlamentarit të Kosovës seanca ka vijuar me gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon me dëgjimin e dëshmitares së parë.