Amerika e Jugut është kontinenti i katërt në botë për nga madhësia, por ndër më të vegjlit për nga popullsia. Kjo sepse një pjesë e madhe e tokës s’është e përshtatshme për të jetuar, por dhe prerja e pyjeve tropikale të shirave i ka detyruar popullsitë autoktone të braktisin shtëpitë e tyre.Disa nga fermat në Amerikën jugore janë ndër më të mëdhatë në botë dhe shtrihen në sipërfaqe më të mëdha se disa shtete. Megjithatë, shumica e fermave janë të vogla dhe fermerët zotërojnë ose kanë marrë me qira, ara të vogla duke u përpjekur me mundim të sigurojnë prodhime sa për të mbijetuar.

Tre të katërtat e njerëzve në Amerikën e Jugut jetojnë në qytete të vogla ose të medha. Shumë nga këta njerëz janë shumë të varfër dhe nuk mund të përballojnë të blejnë shtëpi. Ata jetojnë në dendësi të madhe, në periferitë e qyteteve, në kolibe të sajuara ngjitur me njëra-tjetrën. Kurse një pakicë amerikanojugorësh janë shumë të pasur. Ata janë kryeshisht pronarë të mëdhenj tokash, drejtues fabrikash dhe udhëheqës politikë.

Përpara se spanjollët dhe portugezët të pushtonin Amerikën e Jugut, rreth viteve 1500, atje jetonin vetëm fiset autoktone. Sot shumica e njerëzve atje janë një përzierje e amerikanëve autoktonë me europianët.

Amerika e Jugut ose ndryshe mund ta quajmë xhungla. Pyjet tropikale të shirave, më të mëdhenjë në botë,të cilat mbulojnë një sipërfaqe dhjetë herë më e madhe sesa Franca. Përmes këtij pylli gjarpëron Amazona gjigante. Ai është lumi i dytë në botë për nga gjatësia, por sjell sa një e pesta e ujit të lumenjve në Tokë. Ky kontinent përmban edhe shumë çudi të tjera. Atje ka ujëvara të bukura, maja malesh të mbuluara me dëborë dhe vullkane që nxjerrin tym. Ai është parajsë për kafshët e egra. Atje jetojnë çereku i të gjithë gjitarëve të njohur, përfshirë mizangrënësin gjigant dhe lakuriqësin vampir. Pyjet tropikale gëlojnë nga shpendët e bukur, insektet dhe kafshët. Në to gjenden edhe një larmi marramendëse bimësh, disa prej të cilave na japin ilaçe jetike.

Disa fakte rreth kafshëve në Amerikën e Jugut:

  • Anakonda, e cila gjendet në luginat moçalore të lumit Amazona në Amerikën e Jugut, është gjarpri më i trashë në botë. Perimetri i barkut të tijë arrin në 110 cm.
  • Kapibara është brejtësi më i madh në botë. Brejtësit janë kafshë si minjtë e shtëpisë dhe të arave, por kapibara mund të arrijë një gjatësi prej 1.4 metra.
  • Përtaci është gjitari më i ngadaltë në Tokë. Ai lëviz normalisht me 0.27 km/h, domethënë i duhen 15 sekonda për të ecur një metër.
  • Jaguarët janë macet më të mëdha në Amerikën e Jugut. Ato mund të arrijnë një gjatësi prej 2.2 metrash dhe një peshë prej 90 kg.

Gjërat më interesante të Amerikës së Jugut:

  •  Lumi më i gjatë është lumi Amazona, e cila ka një gjatësi të përgjithshme prej 6.448 metrash.
  • Ujëvara më e lartë: ujëvara në Ejnxhël Follz lëshohet nga një masë shkëmbore 979 metrash e lartë.
  • Vendi më i thatë është shkretëtira e Atakamës, në të cilën nuk ka rënë shi që prej 400 vjetësh.
  • Ujëvara e mahnitshme e Iguazut, e cila ndodhet në bashkimin e dy lumenjve, formohet nga 275 kaskada të veçanta.
  • Vargu i maleve Anda vazhdon për 7.200 kilometra. Ai është vargmali më i gjatë në botë.

Fakte rreth Amerikës së Jugut:

  • Vendi më i vogël: Surinami- 163.270 km²
  • Vendet ku shumica e njerëzve banojnë në qytete: Uruguaji- 91 veta në 100 banojnë në qytete, Argjentina- 90 veta nga 100 banojnë në qytete.
  • Vendi që prodhon më shumë argjend: Peruja- 14% të totalit botëror.
  • Vendi më me pak mjekë: Gujiana-1 mjek për 6.220 banorë.

//Limit.al