Aksident i rëndë në rrugën Lushnje-Berat, “Benz-i” përplas për vdekje 65-vjeçarin me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari ndodhi mesditën e së enjtes, në aksin e vjetër rrugor Lushnje-Berat, në dalje të lagjes Karbunarë.

Mjeti ti ‘Benz’ me drejtues shtetasin Agim Bali, 60 vjeç, ka aksidentuar 65-vjeçarin Hamdi Çela, i cili në momentin e aksidentit po udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë, Çela nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, për shkak të përplasjes.

Drejtuesi i automjetit, Agim Bali u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

 

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. B. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Limit.al