Dy të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin për motive të dobëta, në fshatin Çërravë të Pogradecit.
19-vjeçari me inicialet M. B qëlloi me thikë një 18-vjeçar, e për pasojë e la të plagosur. I dëmtuari u dërgua menjëherë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia bëri me dije se falë ndërhyrjes së shpejtë së uniformave blu, u bë i mundur arrestimi i 19-vjeçarit M. B. Ndaj tij është ngritur akuza e veprës penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec
Dëmtoi me thikë, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari, autori i dyshuar.
Më datë 12.04.2023, në fshatin Çërravë, Pogradec, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Konfliktet dhe sherret mes të rinjve janë kthyer në një fenomen shqetësues kohët e fundit, ku në shumë raste kanë përfunduar dhe me pasoja të rënda./Limit.al