Artizania shkodrane: Si Angelina Jolie bleu një nga punimet tona me dorë në Paris

Leta Mlogja është një mësuese, sipërmarrëse e punimeve artizanale dhe aktiviste me përvoja të jashtëzakonshme jetësore. E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, ajo ndau me të gjithë disa episode mjaft interesante sa i përket eksperiencës së gjatë në biznesin e saj.

Ajo tregoi rreth rrugëtimit të suksesshëm të prodhimeve artizanale i cili fillimisht nisi në Shkodër e më pas arriti sukses ndërkombëtar. Leta rrëfeu se fillimisht biznesi ishte i vogël dhe qëllimi i kryesor ishte ardhja në ndihmë dhe punësimi i grave të Shkodrës. Për të është shumë e rëndësishme që talenti i shqiptarëve të evidentohet edhe në vende të tjera. Çfarë na bëri shumë përshtypje ishte fakti se puna e saj ishte vlerësuar dhe nga të famshmit e Hollivudit, pasi çifiti Angelina Jolie dhe Brad Pitt kishin blerë një murale të punuar prej saj. Kjo erdhi falë bashkëpunimit me një stiliste japoneze, e cila e dërgoi punimin në një nga muzetë më të famshëm të kryeqytetit francez.

“Një dizejnatore çoi në një muze në Paris disa punime që i kemi realizuar së bashku. Dhe një murale e punuar nga ne është blerë nga çifti blerë Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Përveç kësaj, një jastëk është blerë nga Princesha e Katarit. Mendoj se shqiptarët kanë jetuar gjatë gjithë kohës me këto produkte dhe ndoshta duan të ndryshojnë për syrin e tyre, ndërsa në botë trendi është që të kthehemi tek gjerat natyrale,”-u shpreh Leta.