Përgatitja: 20 min

Përbërësit për 4 persona: 2 avokado, 2 portokaj, ½ pjepër, 125 gr luleshtrydhe, 200 gr kos natyral, limon, kripë dhe piper jeshil.

Përgatitja: Lani avokadot, qërojini lëkurën dhe ndajini në gjysmë. Hiqni farat dhe pritini në kubikë. Hiqni farat edhe prej gjysmës së pjeprit dhe priteni gjithashtu në kubikë. Qëroni portokajë, hiquni lëkurën dhe cipën e bardhë dhe copëtojini në thela. Lani dhe thani luleshtrydhet dhe ndajini në copa edhe ato. Përziejini mirë të gjitha bashkë në një tas sallate. Në një enë përzieni mirë kosin natyraë me pikat e lëngut të limonit dhe sipas deshirës shtoni kripë, piper jeshil ose një lugë kafeje sheqer. Hidhni mbi frutat salcën e përgatitur me kos.

T’ju bëjë mirë! //Limit.al