Shqiptari nga Zvicra, Lorent Berisha, është kualifikuar në finalen e “Deutschland sucht den Superstar”, përcjell albinf.o.ch.
Nata e dytë live e emisionit ishte e caktuar për këngët “Chartbreaker”, ku katër kandidatët e mbetur kënduan këngë nga më të ndryshmet. Lorent Berisha këndoi këngën “Staz with me” nga Sam Smith, duke e siguruar kështu finalen e “DSDS”, shkruan RTL.
Finalja e madhe live e DSDS 2023 mbahet të shtunën, më 15 prill, nga ora 20:15. Berisha është me origjinë shqiptare, i lindur në Lucern të Zvicrës.