Kritikoi Bashkësinë Islame/ Sulmohet gazetari Valon Syla! Reagojnë AGK dhe Kurti: E patolerueshme

KOSOVË– Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë ku gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar nga tre persona. Si pasojë e goditjeve të marra ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak për këtë sulm dyshohet të jenë bërë deklaratat e Sylës lidhur me dhurimin e një makine “Mercedes” për një hoxhë në Prizren. Ai ka kritikuar edhe kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Syla ka kritikuar hapur hoxhallarët, të cilët sipas tij në vend që të bejnë bamirësi dhe të tregojnë modesti në muajin e shenjtë të Ramazanit, po sillen si figurat e njohura publike duke reklamuar makinat e tyre luksoze. Ndër të tjera gazetari ka kërkuar që Naim Tërnava të tregojë nga burojnë të ardhurat financiare të Bashkësisë Islame.

Valon SylaSot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një i apasionuar pas makinave… blen makina superluksoze për vajzën e tij, për djemt e tij, madje ju hap firma për të shitur automjete, dhe tani në muajin e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet për modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’, shkruante Syyla në rrjetet sociale krahas videos nga momenti i dhurimit. 

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), të cilët kërkuar hetim urgjent dhe arrestim të menjëhershëm të autorëve të këtij sulmi.

“Ky sulm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Kosovë”, thuhet në reagim.

Për sulmin fizk ndaj Sylës ka reaguar dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Kreu i qeverdisë së Kosovës shprehet se kjo ngjarje është e patolerueshme dhe u bën thirrje institucionevce që ta hetojnë me seriozitet rastin.

Albin KurtiMë lejoni fillimisht të them se sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Mospajtimet në bindje dhe qëndrime nuk mund dhe nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike. Në një shoqëri demokratike të cilën e prezantojmë dhe e promovojmë me krenari, nuk duhet të lejojmë asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojë më shumë sesa liria e fjalës. Syla i urojmë shërim dhe rikuperim të shpejtë, ndërkaq nga institucionet e vendit presim dhe kërkojmë që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur, ashtu që autorët sa më parë të vihen para drejtësisë.

Gazetari Valon Syla u sulmua nga tre persona, ende të paidentifkuar afër mesnatësnë lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin tre islamikë fanatikë./Limit.al