SERBI– “Kosova do të qëndrojë në Serbi deri në fund të mandatit tim”, kjo është deklarata e fortë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste. Po ashtu, ai tha se vendi i tij do të zbatojë një pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Aleksandër Vuçiç: Kosova me gjasë do të qëndrojë në Serbi gjatë mandatit tim dhe pas kësaj është çështje e dikujt tjetër. Mendoj se do të duhet të vuajmë shumë, sidomos njerëzit tanë në Kosovë.
Vuçiç tha se vendi i tij do të zbatojë disa pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por jo të tjera për të cilat specifikon se ua ka thënë edhe politikanëve të BE.
Aleksandër Vuçiç: Ua kam thënë qartë se cilat gjëra nuk do i pranojmë. Të gjithë ata. Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Anthony Blinken, përballë tyre. Dhe çfarë mund të thonë ata për këtë? Ata më shohin që jam i vendosur.
Gjatë intervistes presidenti serb tha se lidershipi shqiptar po tregohet i dobët.
Aleksandër Vuçiç: Propozimi ka një aspekt pozitiv dhe lidershipi i shqiptarëve të Kosovës nuk po i jep shumë peshë. Është se ne jetojmë në paqe pranë njëri-tjetrit. Mos harroni se kur nënshkruam marrëveshjen e asociimit dhe aderimit, deri në marrjen e kandidaturës në BE dhe kapitullin 35, dihej se duhej të vinte e ashtuquajtura marrëveshje ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Gjermanët komentuan se ishte një njohje, edhe amerikanët, dhe tani të dy kanë hequr dorë nga ai term. Ky është një lajm i mirë, por ky është i gjithë lajmi i mirë/Limit.al