Azia është e madhe në shumë aspekte. Ajo është kontinenti më i madh i botës, e cila mbulon një të tretën e pjeses tokësore të saj. Ajo ka dhe popullsinë më të madhe të botës, ku rreth dy të tretat e të gjithë njerëzve jetojnë në Azi. Azia ka larminë më të madhe të peizazheve. Atje ndodhet vendi më i lartë në Tokë (mali Everest) dhe vendi më i ulët ( deti i Vdekur), ndodhen edhe shumë shkretëtira, xhungla e pllaja të ngrira. Në Azi gjithashtu ka hapësira të gjera të zbrazëta, që nuk janë të mira për bujqësi, por ka edhe lugina lumore që kanë tokat më të mira bujqësore në të gjithë botën.

Azia përmban një numër jashtëzakonisht të madh racash të ndryshme. Secila flet një gjuhë të vetën dhe ka një mënyrë jetese të vetën. Në kullotat e saj të gjera jetojnë barinjtë mongolë të bagëtive, kurse në Japoninë moderne jetojne banorët e qyteteve. Nafta u ka sjellë shumë pasuri arabëve,kurse shumica e njerëzve në Indi punojnë në ferma të vogla. Qytete të mëdha si Tokio, janë ndër më të mbipopulluarit në botë. Fetë më të mëdha të botës janë: krishtërimi, islamizmi dhe hinduizmi të cilat kanë filluar në Azi.

Fakte rreth Azi-së:

  • Tigri siberian është macja më e madhe në botë. Ai është edhe kafsha më e rrallë, sepse ka të ngjarë që vetëm disa qindra tigra të kenë mbetur ende në natyrën e egër.
  • Panda gjigant harxhon 16 orë në ditë duke ngrënë bambu, çka do të thotë se ai ha 10 deri ne 20 kilogramë në ditë.
  • Vendi më i madh në Azi është Rusia- 14,300,000 km²( në Azi, kurse pjesa tjetër është në Europë).
  • Vendi me popullësinë më të madhe e zë Kina- 1.284.960.000 banorë
  • Qyteti me popullsinë më të madhe e ka Tokio, Japoni me 36,760,000 banorë
  • Linja hekurudhore më e gjatë është ajo e Transsiberiane- 9,297 kilometra ( një pjesë e së cilës është në Europë).
  • Disa mongolë jetojnë në kullotat e stepave të Azisë Qendrore, ku mbajnë tufa me dhi, bagëti të trashë dhe jakë. Ata jetojnë në cadra të mbuluara me çati plisi të quajtur jurta.