SKANDAL në RMV/ Kryetarja e Gjykatës së Kumanovës kolegët shqiptarë i quan “shiptari”, të paaftë dhe “gjedhe”!

SHKUP– Një skandal i vërtetë është regjistruar në Gjykatën Themelore të Kumanovës ku kryetarja e kësaj gjykate ofendon kolegët shqiptarë.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmarrë masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev

Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti.

SKANDALI në Shkup! Kryetarja e Gjykatës së Kumanovës

Siç mund të shihet në raportin e përpiluar mes shkeljeve të shumta dhe procedurave jo ligjore është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev, e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”.

Krenar LlogaTheksoj domosdoshmërinë e ndërmarrjes së reagimit më të mprehtë dhe masave të duhura për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të sanksionuar këtë lloj sjellje dhe për të inkurajuar gjuhën e urrejtjes në bazë kombëtare. Veç tjerash në raste të caktuara përdorë nënçmime në baza kombëtare, konkretisht kualifikime se gjykatësit shqiptarë janë bërë “shiptari të paaftë”, ndërsa gjykatësit e tjerë etiketohen si “i çmendur” dhe “e çmendur”, ndërsa të punësuarve në gjykatë i referohet me “gjedhe.

“Termi ‘shiptar’ konsiderohet politikisht jokorrekt dhe me përmbajtje fyese në gjuhën serbe për pjesëtarët e nacionalitetit shqiptarë, të cilët jetojnë në Kosovë dhe jo vetëm. Në Serbi, termi ‘shiptari’, ka një konotacion negativ, pasi lidhet me njerëz që janë primitiv dhe jo të civilizuar./Limit.al