Ajo është e para aktore me ngjyrë që ka fituar një çmim Oscar. Halle Berry, ishte këtë fundjavë në shtëpinë e saj duke festuar Pashkët. Aktorja 56 vjeçare “i ka vënë flakën” rrjetit me foton që ka publikuar nga ballkoni i shtëpisë.
“Unë bëj atë që dua të bëj”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë në platformat e saj të mediave sociale. Ylli i “John Wick” ishte krejtësisht nudo. Berry qëndronte duke parë erëndimin teksa pinte një gotë verë krejtësisht lakuriq.
“Gjithmonë gjërat duken të pamundura, derisa realizohen. Gëzuar Pashkët të gjithëve”, shkroi ajo më tej.
Berry është nënë e një vajze të quajtur Nahla, 15 vjeçe, me ish-Gabriel Aubry dhe djalit Maceo, 9 vjeç, me ish-partnerin e saj, Olivier Martinez. Aktorja e “Monster’s Ball” së fundmi u shfaq në ceremoninë e 95-të të ndarjes së çmimeve të Akademisë me të dashurin Van Hunt, ku ajo i dha Oscar-in për aktoren më të mirë Michelle Yeoh për “Everything Everywhere All at Once”. Yeoh dhe Berry janë dy femrat e vetme me ngjyrë që kanë fituar çmim Oscar. Berry mori çmimin Oscar në 2002.