Përgatitja: 25’

Gatimi: 15’

Përbërësit për 4 persona: 500 gr shpargull, 150 gr radicchio e kuqe, 30 gr rrepa të kuqe, 80 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë, piper.

Përgatitja: lani shpargujt, pritini në gjatësi të barabartë, duke u hequr fundet e forta kërcore. Lidhini në tufë dhe ziejni në ujë të vluar me kripë rreth 10-15 min, por duke pasur kujdes që majat të jenë lart dhe të mos dëmtohen. Lërini pak të fortë në përfundim të zierjes. Hiqini nga zjarri, kullojini dhe lërini të ftohen, e më pas pritini përgjysmë, ose në formë rombi dhe spërkatini me kripë, piper dhe vaj ulliri. Hiqini gjethet e dëmtuara të radicchio-s, lajeni, thajeni dhe priteni në rripa dhe spërkatini si shpargujt me kripë, piper dhe vaj ulliri. Vendosni në pjatë shpargujt dhe mbi to radicchio-n. Mbarojeni sallatën me një shtresë rrepash të prera hollë.