Rënia e flokëvë është një fenomen i përhapur në të gjithë botën dhe shkaku kryesor ende nuk dihet, por shumë sëmundje influencojnë në rënien e flokëvë sic është: stresi, mungesa e një grupi vitaminash që nuk gjenden në ushqimet e përdittshme, dhimbje e vazhdueshme e kokës, infeksionet e brëndshme, mungesa e zinkut në organizëm etj. Megjithatë ka edhe disa shkaqe të tjera si: tifo, tuberkulozi, crregullimet hormonale, sëmundjet nervore, në stomak, në zorrë etj. Në gjëndjen normale flokët mund të fillojnë të bien në moshën 50 vjec dhe nuk zëvëndësohen më.
Alopecia është një sëmundje flokësh që shfaqet në formë vatrash të rrombullakta ose vezake në kokë apo fëtyrë, në formë harte dhe në mjekër, krejt pa qime, të lëmuar, të bardhë dhe pa cikatrice. Shpesh herë vatrat bashkohen me njëra tjetrën. Ka disa mjekime popullore që ndihmojnë në këto dy sëmundjet që përmendëm më sipër.
- Për patologjinë e rënies së flokëve, merrni 10 lugë gjelle me rrënjë hislli e 10 lugë gjelle me majat e saj që hidhen në 2 litra ujë. I ziejmë për 30-50 min, pasi vaket dhe kullohet ,lajeni kokën 2 herë në javë.
- Merrni 2 kokrra qepë të grira imët, hidheni në gjysëm litri raki rrushi. Shishja e mbyllur lihet 14 ditë në vend të ngrohtë, kullohet dhe me lëngun e qepës fërkohet koka cdo mbrëmje.
- Selvia është përdorur prej kohësh për forcimin e rrënjëve të flokëvë. Merrni 5-6 kokrra të selvisë, coptojini dhe I ziejini në 500 ml ujë për 25-30 min. Pasi kullohet, lyhet koka me këtë cdo darkë duke bërë masazh dhe fërkim për 1-2 muaj rrjesht.
/limit.al