“Babë, ëndrra jote u realizua”, motra e Luiz Ejllit bën postimin prekës

Që kur familja e Luizit vendosi të hapë një Gofundme në mbështetje të këngëtarit, Top Channel vendosi të marrë ligjërisht emrin e këngëtarit nën menaxhimin e televizionit.

Kjo përfshinte edhe Instagramin e Luizit, të cilin e motra nuk pranoi ta dorëzonte duke e kthyer përkohësisht në emrin e saj, pasi nuk lejohet të përdorë as emrin dhe as fotot e tij. Ditën e sotme Ina Ejlli ka publikuar një foto të babait të tyre të ndjerë, duke shkruar se ëndrra e tij për Luizin u realizua.

“Babi… Endrra jote qe kishe per Luizin u realizua tashme. Ti kishe enderr qe ta njihnin Luizin te gjithe anembane Shqiperise, prej talentit te tij te muzikes. Pas 2 vitesh e 3 muaj ajo enderr qe kishe per te u realizua por ti nuk je pran tij. Nuk je per ta mbeshtetur dhe te shikosh se sa shume e duan Luizin. Por jam e bindur qe ti po lutesh per ne nga qielli. Jam e bindur qe ti tashme deshiren e zjarrte qe kishe per Luizin tu ka plotesusar. Te duam, dhe shpirti yt u prehft ne paqe”, shkruan ajo.

Ndërkohë edhe pak javë kanë mbetur nga fundi i spektaklit dhe Luizi pritet të sqarojë shumë pikëpyetje me daljen e tij./limit.al