Brad Pitt shiti një pronë javën e kaluar për më shumë se 40 milionë dollarë dhe të cilën ai vetë ia bleu në vitin 1994, për rreth 2 milionë dollarë, aktores Cassandra Peterson, e cila zbuloi një ngjarje interesante që ka lidhje me aktorin e famshëm dhe shtëpinë.
“Pitt ndërtoi vilë në tokën që bleu dhe me kalimin e viteve, zgjeronte pronën e tij. Ai ka blerë rreth 22 banesa që ishin pranë pronës së tij dhe një nga këto banesa ishte e një 90-vjeçari të ve. Brad Pitt ia bleu shtëpinë, por e la të moshuarin të jetonte aty derisa të vdiste. E la të jetonte pa asnjë lloj pagese. Ajo që Brad Pitt nuk e kishte menduar kurrë është se i moshuari do të jetonte deri në 105 vjeç, domethënë 15 vjet të tjera”, tregon Peterson.
“Ishte disi qesharake sepse Brad Pitt mendoi se i moshuari ishte sot për nesër”, shtoi Peterson./limit.al