E RËNDË në Kosovë, 5-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë

KOSOVË– Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Vushtri të Kosovës. Raportohet se një fëmijë 5 vjeç ëahtë gjetur i vdekur nga familjarë në oborrin e shtëpisë.

Pranë trupit të fëmijës është gjetur dhe një gëzhojë dhe arma e zjarrit pistoletë. Lajmi është konfirmuar përmes një reagimi zyrtar nga ana e zëdhënësit të Policisë së Kosovës Avni Zahiti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë  nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë.

Mësohet se trupi i pajetë i 5-vjeçarit me urdhër të prokurorit të çështjes është dërguar për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.