Nëse po kërkoni një recetë të shëndetshme, me plot vlera ushqyese dhe ju mban të ngopur më gjatë atëherë ju duhet të provoni këtë recetë:
Përbërësit:
-Spec të kuq 20gr
-Spec jeshil 20gr
-Kungull 40gr
-Bizele 30gr
-Selino 30gr
-Quinoa 80 gr
-Vaj ulliri
-Verë e bardhë 20ml
-Kripë, piper, finok
Përgatitja:
Në fillim presim produktet dhe i vendosim në një tigan me pak vaj ulliri ku i kavardisim. Hedhim produktet sipas rradhës në fillim selinon,finok, specin e kuq dhe jeshil, kungullin,bizele më pas i shuajmë me verë të bardhë dhe më pas hedhim bulionin e perimeve. Ndërkohë quinoan e shpërlajmë më parë dhe e vendosim të ziejë bashkë me perimet. Në fund shtojmë kripë, piper dhe e vendosim në pjatë duke e dekoruar bukur.
Tju bëjë mirë!