Para pak ditësh, më konkretisht më: 08 Mars, 2023, pikërisht në një ditë të shënuar për gratë e gjithë botës, “Bashkimi kulturor shqiptar në Rumani”, i jep znj. Vilhelme Vranari-Haxhiraj, çmimin: “Nderi i Kombit”, (Për merita tëveçanta letrare dhe atdhetare).

Është një vlerësim i merituar dhe i mirëpritur, që na nderon të gjithë ne shqiptarëve, në mbarë trojet abërore, njëkohësisht edhe në diasporë.

Me këtë rast të shënuar, i urojmë znj. “Vivra”, jetë tëgjatë dhe shëndet të mirë, në punën e saj si krijuese, shkrimtare, poete, publiciste dhe studiuese e përkushtuar, sidomos në temat e përzgjedhura historike, ku derdh pa kursim shumë shkencë dhe atdhetari.

Nuk jam Orakull i Dodonës, por para tre vitesh bëra njëshkrim me titull: “Një vlerësim i merituar për “Princeshën e Letrave shqipe”, shkrimtaren e njohur vlonjate Vilhelme Vranari-Haxhiraj. Një ndjenë e çuditshme më shtynte të mendoj, se çmime dhe vlerësime të tjera do të ketë pas këtaj, ndaj shkrova:

“Të nderuar miq e dashamirë, krijues dhe lexues të letrave shqipe! Sapo u njoha me lajmin e gëzueshëm, se India vlerëson me certifikatën; “World Icon of Literature Auard”, (Ikonë e letërsisë Botërore), shkrimtaren, poeten dhe studiueses shqiptare Vilhelme Vranari-Haxhiraj.

“Vivra”, kështu e thërrasim këtë autore me emër të ndritur në letrat shqipe, është bijë nga Kanina e Vlorës, meprejardhje nga familja e princërore e Gjergj Arianitit. Ështëautore e shumë librave dhe qindra artikujve në publicistikë, fituese e shumë çmimeve këtu në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të botës, Suedi, Rumani, Itali, Mal i Zi, Dardani, etj. Pa qenë nevoja të përmend listën, pasi janë një varg i gjatëvlerësimesh, kombëtare dhe ndërkombëtare. Emri i saj është përfshirë në mëse 26 antologji shqiptare dhe të vendeve tëndryshme të botës. Nuk janë pak. Çdo krijues do ta lakmonte këtë arritje. Ajo mban titullin “Mjeshtre e Madhe e punës” dhe është anëtare e Akademisë, së Shkencave dhe Arteve, Shqiptaro- Amerikane, me seli në New-York. SHBA.Shkrimi u Publikua në Revistën “Dituria”. Suedi, më: 07. 06. 2020.

Heroina jonë “Vivra”, ka kaluar një jetë shumë të trazuar, më shumë të goditur nga diktatura dhe lufta e klasave, qëmeriton të njihet, sidomos nga të rinjtë, pasi është shembull i përkryer qëndrese, sepse nuk u përkul përballë vështirësive,nuk u praps duke u ndeshur me tiraninë, kohën dhe pengesat e saj. Vetëm pas vitit 1990, rifilloi profesionin e mësuesisë. Dhemë kryesorja, nisi të shkruajë. Në këtë mënyrë realizoi dëshirat dhe ëndrrat e shuara, ngjalli shpresat e vrara, madhërisht gjeti dhe ngriti vetveten e humbur, në rrjedhat e kohës së vrazhdët.

Ç’do të bënte cilido krijues, me ndjesi të forta krenarie dhe atdhetarie, po t’i i vijnë këto porosi, nga njerëz të njohur të mendjes dhe të penës shqiptare? Një pyetje, që pa folur, ijep përgjigje vetëm “Vivra” jonë.

Ardian Klosi: “Studio Arianitët dhe fillo hulumtimet për Kaninën, se mbron gjenezën tonë. Vivra e mbajti fjalën: botoi librin, “Kanina e lashtësisë dhe Princi Gjergj Arianiti”. 

Moikom Zeqo“Vilhelme! Vetëm ty të takon një studim i thellë për Kaninën”. Dhe, përsëri Vivra nuk vonoi të botojëstudimin madhor, “Autoktonia e Shqipërisë jugore, enigma e shekujve”.

Kam bindjen dhe besoj shpirtërisht, se çdo shqiptari i vjen mirë që, znj. Vivra, është bërë pjesë e krijimeve letrare, studimeve dhe shkrimeve të  shumë krijuesve në mbarë vendin. Po përmend vetëm disa prej tyre:

Dr. Mujo Buçpapaj, shprehet: Aq sa mund të themi pa frikë, se asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Vrana-Haxhiraj. Ajo shndërroi në letërsi, vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë. Më tej vazhdon: – “Nëse vepra e Vilhelme Vranari-Haxhiraj do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them, se proza e saj është e një niveli evropian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari, si Herta Muleri, e cila fitoi çmimin Nobel për letërsinë, 2009”.

Akademik, Prof. dr. Eshref Ymeri, (Personalitet i shquar i Labërisë), sot banon në Amerikë, anëtar i Akademisë, së Shkencave dhe Arteve, Shqiptaro- Amerikane, me seli në New-York. SHBA, në referencën e tij, thotë: “Kur hyn nëuniversin e fjalës artistike të znj. Vrana-Haxhiraj, e cila operon në tërë regjistrat e gjuhës shqipe, arrin të kuptosh poezinë e madhërishme të ndjenjave që të kaplojnë”,  “Ç’krim që bëri diktatura komuniste, që kësaj zonje të talentuar ia mohoi të drejtën e shprehjes së fjalës artistike që në rininëe saj‼!”.

Prof. Dr. Fatmir Terziu, “Mjeshtër i Madh”, nëLondër, shkruan: “Vilhelme Haxhiraj është një shkrimtare erudite, studiuese e publiciste , me një kulturë që shtrihet në kohë dhe hapësirë të pamatë, që renditet mes emrave më të shquar të letërsisë kombëtare dhe më gjerë. Unë po shtoj diçka më kumbuese: Prof. i nderuar, krijimtarisë së Vivras ikushton një studim, me librin: “Liria në optikën e letrave të Vilhelme Vranari-Haxhiraj”, ku vlerëson lartësisht, shkrimtarisht dhe shkencërisht.

Shpendi Hulësi Topollaj, në librin “Flisni Miq”,përcjell mendimin, se: Ndofta ka ardhur koha që qytetarët dhe pushtetarët e këtij qyteti heroik, (Vlora), që gjithmonë kanë ditur të vlerësojnë kontributet kombëtare, t’i ngrenë asaj një të tillë statujë, në nderim të përpjekjeve të pareshtura, si për të përjetësuar mjaft figura të lëna në harresë. Gjerdani saj janë librat që ka botuar”.

Fatmir Minguli, shkrimtar dhe kritik, i nxitur nga leximi, përgatiti shkrimin me titull: “Guximi shkencor i shkrimtares, në një roman historiko fantastik”, ku thekson:“Tek e përfundon së lexuari dhe studiuari këtë libër, “Genti mbreti Ilir i Ardianëve”, bindesh përfundimisht, se shkrimtarja e njohur Vilhelme Vrana-Haxhiraj, na ka dhёnë një libër me elementë shkencorë të rëndësishëm. Ky libër është përgatitur nga një njeri i vetëm, nga shkrimtarja Vivra, në vend që ky botim enciklopedik të bëhej nga grupe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës”. Fjala e lire”. Londër. 23 shkurt, 2023.

Fatmira Beqja-Veseli, vlerëson mendimin: “Një gjerdan të artë për gruan shqiptare”, ku thotë: “Jam në një mendje më autoren, se fitore ka, por jo të mjaftueshme, se liria fitohet nuk dhurohet dhe barazia shoqërore meritohet, aq më pak nuk jepet si lëmosh mëshire. Një formë, që Vivra e përbuz deri në neveri.

Duke shfrytëzuar kujtesën dhe kënaqësinë, më duhet të ve në dukje një ngjarje apo veprimtari, e vogël në dukje, por me përmasa të mëdha në mesazhin që përcjell:

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “14 Nëntori”, në qytetin e Durrësit, në prani të qytetarëve durrsak, mësues, prindër dhe krijues në shkrimtari, ftuan autoren vlonjate, znj. Vivra dhe, në mjediset e Pallatit të Kulturës “A. Moisiu”, zhvilluan një veprimtari letrare–artistike, kushtuar librit të saj: “Elitat eMohuara… Krenari Kombëtare”,

Drejtore e shkollës, znj. Merita KuçiThartori, me një oratori të përkryer, ngriti lart figurën e shkrimtares. “Jam e nderuar, si drejtore e kësaj shkolle, të shpreh nderim dhe mirënjohje për znj. Vilhelme Vrana-Haxhiraj, të cilën e kemi sot në mesin tonë, si krijuese me emër të ndritur, e cila mban mbi shpinë vuajtjet dhe persekutimin, por edhe arritjet dhe vlerësimet, brenda e jashtë vendit. Kjo atmosferë festive,krijuar nga nxënësit, i kushtohet mikeshës sonë, por që nderon edhe Durrësin tonë të lashtë e të ri”. 

Znj. Valbona Sako, Kryetare e Bashkisë së Durrësit, pjesëmarrëse në këtë veprimtari, shprehet: “Libër që duhet ta kenë dhe ta shfletojnë të gjithë moshat, veçanërisht të rinjtë.Në nderim i veçantë për autore Vivra, Kryetarja i dhuroi Emblemën e qytetit të Durrësit, “Kulla Veneciane”, simbol qëi dhurohet vetëm ambasadorëve të huaj.

“Qershinë mbi tortë”, po e le në fund: S’ka nevojë tëthuhet, sepse dihet, që nuk është e lehtë të bëhesh pjesë ekrijimtarisë artistike të poetëve. Këtu nuk e fsheh kënaqësinëqë do të merrte secili nga ne, po të përfshihej në penën etyre……! Sepse kështu, secili lartësohet e përjetësohet dy herë.

Poeti nga Durrësi, Agim Bajrami, këndon me vargje nëpoezinë: “Vargje për një zonjë letërsie”, kushtuar znj. Vivra:

Ditē e natë mbi male librash,

Duke mbjellë frymēn e saj.

Le t’i shtohen mbi ballë thinjat,

Një Vranar s’ plaket kollaj. Agim Bajrami, “Vargje për një zonjë letërsie”:

Ndërsa unë, në këtë hulli krijimtarie, thura disa vargje, ku nuk gaboj ta quaj “Vivrën”:

Princeshë nga sëra, Mbretëreshë në letra,

Dru i fortë mbirë, nga rrënjët e vjetra.

Nuk të theu vuajtja, as dhuna e tiranit,

Shpirti yt i lirë, i dha zjarr vullkanit. Kadri Tarelli.“Koha në vargje”. “Vivra je vullkan!

Nëpërmjet këtyre pak radhëve, shumica të lexuara, njëpjesë e tyre të përjetuara si pjesëmarrës në disa takime dhe veprimtari, në Durrës dhe më së shumti në Vlorë, Llogora, Dukat e Kaninë, u përpoqa të sjell në kujtesë të lexuesit dashamirë, se vlerësimi “Nderi i Kombit”, i dhënë nëBukuresht të Rumanisë, nuk është i rastësishëm dhe as i pa pritur. Është vepra e saj që flet me gjuhën e shkronjave të arta,shkruar nëpër libra. Si duket për njerëz të tillë ka cicëruar i madhi Ciceron, kur porosit që nga lashtësia: “O popuj! Nderoni  njerëzit e mëdhenj, se nëpërmjet tyre do tu njohë bota”.

Më lejohet, që në këtë rast ta shtrij më tej mendimin tim:

– E gjithë vepra e autores Vilhelme Vrana-Haxhiraj, ështëpasuri kombëtare në letrat shqipe, ndaj meriton të studiohet tërësisht që në themel. Është e vetmja autore shqiptare, mes 205 autorëve nga e gjithë bota, që përfshihet në antologjinë botërore të 3 viteve: (2010-2012). Besoj se nuk është pak edhe ky vlerësim. Penat tona krijuese nuk mungojnë.

Më trishtojnë këto fjalë, të thëna sinqerisht nga vetë“Vivra” jonë: “Popujt nuk i kanë heronjtë dhe i krijojnë, ndërsa ne i kemi dhe i harrojmë”. Më vjen keq që shtyhem tëmendoj edhe unë po kështu, nisur nga heshtja, apo harresa e disa institucioneve tona shtetërore, si Presidenca, Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave Shqiptare, që mbeten disi të përgjumura, për të nderuar figura të tilla, që po i vlerëson bota, ndërsa ne bëjmë sehir. Ndaj nuk pushoj të bëj pyetjen që s’ka përgjigje:

Pse? Pse?…………..Pse?.

Kadri Tarelli

Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve. Durrës”

Mars. 2023.