Habeck: Gjermania duhet të shmangë teknologjinë kineze në infrastrukturë

ATSH-DPA/ – Gjermania duhet të shmangë komponentët e prodhuar nga Kina në projektet e ardhshme të rëndësishme të infrastrukturës, tha sot ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.

“Porositë e ardhshme dhe projektet e reja të planifikuara duhet të shmangin tërësisht teknologjinë kineze”, tha Habeck.

“Projektet, që aktualisht janë duke u zbatuar duhet të rishikohen”, shtoi ai.

Habeck tha se Gjermania duhet të balancojë përpjekjet për të shmangur teknologjinë kineze me nevojën pragmatike për të shmangur vonesat.

“Sigurisht, ne gjithmonë duhet të balancojmë transformatorët dhe teknologjitë që po instalojmë aktualisht dhe ku nuk kemi asgjë tonën”, tha Habeck gjatë një vizite në Danimarkë ku diskutoi çështjen e energjisë.

“Do të isha i lumtur nëse asnjë teknologji kineze nuk do të instalohej në zona të rëndësishme, por, natyrisht ne kemi nevojë për të ndërtuar”, shtoi Habeck.