Një gjykatë spanjolle ka urdhëruar një biznesmen që t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij 180,000 £ për 25 vjet punë të papaguar në familje, bazuar në pagën minimale gjatë gjithë martesës së tyre. Burri i Ivana Moral u urdhërua t’i paguante asaj 204,624.86 euro në një marrëveshje divorci që u bë publike sot.

Gjykatësja Laura Ruiz Alaminos, e ulur në një gjykatë në Velez-Malaga në Spanjën jugore, llogariti shifrën bazuar në pagën minimale vjetore gjatë gjithë martesës së çiftit. Çifti i ndarë kanë dy vajza dhe vendimi thotë se Ivana kishte kaluar pothuajse të gjithë kohën e saj duke u kujdesur për familjen e tyre dhe duke punuar si shtëpiake gjatë martesës së tyre.

Nëna e dy fëmijëve, e cila u martua me ish-in e saj në vitin 1995 përpara se të kërkonte divorcin në vitin 2020, ka thënë se është e lumtur me pagesën pas shumë vitesh punë.

“Është e qartë se ky ishte një rast abuzimi për t’u përjashtuar plotësisht financiarisht (nga ish-burri im) pa më mbetur asgjë pas përfundimit të martesës sime, kështu që unë dhe vajzat e mia mbetëm pa asgjë pas gjithë këtyre viteve që kam kushtuar gjithë kohën, energjinë dhe dashurinë time në familje”, tha ajo.

Pas martesës, Ivana iu përkushtua punëve të shtëpisë, kujdesit, pra shtëpisë dhe familjes me gjithçka që ajo përfshin, thuhet në vendimin e gjykatës. Siç raportohet, çifti kishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore në të cilën thuhej se e vetmja gjë që do të ndanin ishte ajo që kishin fituar së bashku, me rezultat që gruaja nuk do të kishte akses në paratë që i shoqi fitoi gjatë rrugës së tyre të përbashkët. Duke folur për mediat spanjolle, Ivana shpjegoi se bashkëshorti i saj nuk donte që ajo të punonte jashtë shtëpisë dhe e lejonte të punonte vetëm në palestrat që zotëronte.