Ditë e jashtëzakonshme me takime të frytëshme në Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesëve të Kongresit të SHBA-ve për Luginën e Preshevës, bashkë me delegacionin nga atje.
Takimet i filluam me Senatoren Joni Ernst, bashkëkryesuese e Grupit për Çështje Shqiptare në Senat, si dhe Kryetare e Komitetit të Politikave Republikane në Senat. Përkushtimi i saj për Kosovën dhe tanimë për Luginën është i pazëvendësueshëm!
Po ashtu takimet me Kongresistët Himes e Torres, bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve në Kongres ishin shumë domethënëse dhe hapin mundësi të mëdha për adresimin e kauzës sonë për Luginën deri në fitoren meritore!
Dikush në Beograd së shpejti do e ndjejë peshën e presionit dhe përkujdesjes Amerikane për shqiptarët e Luginës që assesi nuk janë jetimë! Koha e manipulimeve e propagandës tyre po merrë fund!
Cështja shqiptare në Luginë, nuk ka qenë asnjëherë më e pranishme dhe më e përkrahur sesa tani pas një angazhimi sistematik të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane që nga viti 2000 e këndej!