A mund të quhen vezët produkte bulmeti?

Dihet se vezët janë një element kryesor për shumë receta, ato janë të gjithanshme në kuzhinë dhe preferohen shumë nga çdo moshë.

Ndërsa zgjidhni artikuj të ndryshëm në raftet e marketit, mund të keni vënë re se shpesh vezët renditen pranë produkeve të bulmetit.

E kështu vetëvetiu mund t’ju ketë lindur edhe pyejta, nëse janë apo jo produkte bulmeti.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, AgroWeb.org ju njeh më poshtë se cilat produkte quhen produkte bulmeti dhe nëse vezët bëjnë pjesë në këtë klasifikim.

Çfarë konsiderohet një produkt bulmeti?

Qumështin ne e marrim nga kafshë si lopët, dhitë apo delet, dhe çdo produkt tjetër që përftohet nga qumështi klasifikohet si produkt bulmeti. Shembujt përfshijnë gjalpin, akulloren, djathin dhe kosin. Pra, mund ta shihni qartë se vezët nuk konsiderohen produkte bulmeti. Vezët prodhohen nga zogjtë, të cilët nuk janë gjitarë, dhe nuk mund të prodhojnë qumësht.

Pse ekziston ky mendimi se vezët janë produkte qumështi?

Së pari, vezët gjenden shpesh në raftin e bulmetit në markete, kështu shumë njerëz bëhen kofuzë rreth kategorisë në të cilën këto produkte bëjnë pjesë.

Një arsye tjetër mund të jetë sepse reklamat me imazhet e produkteve të bulmetit shpesh përfshijnë gabimisht edhe vezët.

Plus, vezët dhe produktet e qumështit janë teknikisht produkte shtazore, kështu që kjo mund t’ju bëjë edhe më tepër konfuzë nëse nuk i njihni dallimet teknike.

A mund të konsumoni vezë nëse ndiqni një regjim ushqimor bulmet?

Po, ju mund të konsumoni vezë sepse ato nuk janë produkte qumështi. Vezët janë të shkëlqyera për mëngjes, drekë ose darkë.