Faton Bislimi, anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka qenë pjesëmarrës në darkën e përvjetëshme të Biden Institute në University of Delaware që udhëhiqet nga Valerie Biden Owens, motra e Presidentit Joe Biden, e njohur edhe si ferma e parë në historinë politike të SHBA-ve që ka udhëhequr një fushatë presidenciale. Biden Institute është vatër e njerëzve më të afërt të Presidentit Biden.

“Jashtëzakonisht i nderuar që mbrëmë isha i ftuar dhe mora pjesë në darkën e përvjetëshme të Biden Institute, të udhëhequr nga Valerie Biden Owens, motra e Presidentit Biden dhe gruaja e parë në historinë politike të SHBA-ve që ka udhëhequr një fushatë presidenciale. Të isha në këtë ngjarje në mesin e vetëm njëqind mysafirëve të përzgjedhur, dhe të bashkëbisedoja me znj. Biden ishte një ndjenjë e papërshkrueshme me fjalë. Me znj. Biden Owens folëm për të kaluarën dhe rolin kyç që asokohe Senatori Biden kishte luajtur, bashkë më kolegun e tij, ish-Kongresistin Joe DioGuardi, dhe Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e znj. Shirley Cloyes, për të sjellur lirinë e pavarësinë e Kosovës. Ky përkushtim nuk mungon as sot. Familja Biden, në të cilën znj. Biden Owens, ka një rol vecanërisht të rëndësishëm, është e lidhur me Kosovën dhe është obligim yni që të ruajmë e ta sforcojmë këtë miqësi.
Nuk do kisha mund të imagjinoja një dhuratë më të mirë për këtë 15 vjetor të Pavarësisë së Kosovës, sesa libri i znj. Valerie Biden Owens, “Growing Up Biden,” që pranova mbrëmë me një dedikim që më bënë më shumë se krenar. Znj. Valerie Biden Owens, në dedikimin në librin e saj për mua shkruan: “Ari, Fiona, e Olsa — babai juaj është një njeri i jashtëzakonshëm që përpiqet për drejtësi e liri. Gjithë të mirat edhe për Norën; uroj të kënaqeni me leximin e këtij libri!.

Për mua e familjen time, nderi u bë edhe më i madh, që Biden Institute, ia mundësoi edhe vajzës sime të madhe, Fionës, pjesëmarrjen në këtë event. Dedikimi i shkruar në libër, mikëpritja kaq bujare dhe afërsia kaq e sinqertë e treguar nga znj. Biden janë testamenti më i mirë i punës dhe përkushtimit tim përmes Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane tash e mbi dy dekada për të zhvilluar e avansuar gjithëmonë miqësinë tonë unike me Shtetet e Bashkuara dhe vecanërisht me njerzit kyç që udhëheqin e kanë ndikim të drejtëpërdrejt në udhëheqjen e këtij vendi të bekuar”.