Pa rolin e Mërgatës shqiptare në botë, fatet e kombit tonë do të ishin krejt ndryshe

Shkruan: Ambasador, Flamur Gashi, drejtor për cështjet e rajonit dhe diaspores në Bordin e Këshillit të Ambasadorëve  shqiptarë

Në kapërcyell të shekullit të kaluar, mërgata shqiptare ishtepromotori i Lëvizjes Kombëtare, së pari i Rilindjes sonë Kombëtar, e pastaj edhe i Pavarësisë së Shqipërisë së sotme zyrtare.

Mërgata jonë e fillim shekulli të kaluar, janë në themelet e zhvillimeve kulturore dhe politike të kombit tonë, atëherë kur fatet e tij ishin në zgrip të ekzistencës.

Nga takimi me Mërgatën shqiptare të Rumanisë dhe me ndihmën financiare të tyre, Ismail Qemaili shkoi në Vlorë dhe ngriti flamurin e Skënderbeut si dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Po aty u shkrua edhe “Himni i Flamurit” nga Asdreni.

Mërgata shqiptare është në themelet e çdo vlere të lartë kombëtare që kemi sot, si në gjuhë, kulturë, arte, politikë dhe shtet-formim. 

Pa rolin e Mërgatës shqiptare në botë, e kryesisht të mërgatësshqiptare në SHBA, sot fatet e kombit tonë do të ishin krejt ndryshe.

Qe nga themelimi i Organizatës PanShqiptare “VATRA” dhe gazetës “DIELLI (e cila dje kishte 114 vjetorin e themelimit),e deri në ditët e sotme tëgazeta “ILLYRIA”, radiot dhe televizionet, si dhe mediat e tjera, shoqatat e organizatat shqiptare, klubet sportive dhe shkollat për mësimin e gjuhës shqipe, mërgata jonë në SHBA qëndron në ballë të lëvizjeve kombëtare.

Mërgata jonë botoi librat, gazetat dhe revistat e para në gjuhën shqipe, shkroi librat e parë për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeu, solli bandën e parë muzikore nga Amerika dhe krijoi grupin patriotik e kulturor “Lira” në Korçë, krijuan fondin e parë për shtetin e pavarur shqiptar, por ata erdhën dhe kapën armët në dorë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Shqiptarët e Amerikës, nëkëtë vend të madh të lirisë dhe demokracisë, që nga shqiptari i parë i cili u vendos zyrtarisht në Shtete e Bashkuar të Amerikës në vitin 1889, Kolë (Nikola) Kristofori nga fshati Katund i Korçës, jo vetëm që u zhvilluan materialisht dhe ekonomikisht, por atau bënë qytetar të denjëamerikan me kontribute tëveçanta në të gjitha fushat e jetës. Ata morën pjesë edhe me armë në dorë në forcat ushtarake amerikane që nga Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, Lufta në Vietnam, Irak, Afganistan dhe Siri, shumë prej tyre duke dhënë edhe jetën.

Shqiptarët e Amerikës u bënë emra të shkuar në gazetari, art, kulturë, mjekësi, avokati, shkencë e sporte, kohëve të fundit po angazhohen çdo ditë e më shumë edhe në institucione dhe politiken amerikane si, nobelisti Ferid Murati, Sejfi Protopapa,Nexhmije Zajmi, Skender Xhilaga, Sami Repishti, Nikolla Cako, Bardhyl Tirana, Isuf Luzaj, Qemal Butka, Nexhat Peshkëpie, Arshi Pipa,Van Kristo, Villiam Gregori, VëllezëritBelushi, Sten Dragoti, Pjeter Malota, Nikolla Pano, Peter Prifti, Bill Kovaç, Rose Dosti, Eliza Dushku, Emine Cunmulaj, Toni Dovolani, dr. Rifat Latifaj, Dr.Sylejman Çelaj, vëllezërit Ylli e Ylber Bajraktari,i mirënjohuri Fadil Berisha dhe shumë tëtjerë.

Shtetet e Bashkuara tëAmerikës u bënë strehëpër patriotët shqiptarë të cilët përndiqeshin nga sistemi diktatorial komunist nëShqipëri dhe ai pushtues komunist në ish-Jugosllavi. Në SHBA gjetën strehë dhe zhvilluan veprimtarinë e tyre patriotike që nga Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi, Hasan Dosti, Xhafer Deva, Ago Agaj, Luan Gashi, Rexhep Mitrovica, Vëllezërit Mulosmanaj, dr.Fuad Myftia, Xhemal Laçi, Jonuz Ndreu, Rasim Sina, Hysen Tërpreza, Ismet Berisha dhe shumë e shumë patriotë dhe veprimtarë të tjerë...

Në SHBA gjithashtu u vendosën shumëpjesëtarë të familjevetënjohura dhe të dëshmuara patriotike që ishin në kundërshti me sistemet komuniste në Shqipëri dhe në trojet e tyre nën pushtimin ishJugosllav, si familjet: Ndreu, Balaj, Mirakaj, Kupi, Gjonmarkaj,Dine, Kaloshi, Perolli, Mulosmanaj, Biberaj, Zherka,Bajraktari, Berisha dhe familje të tjera patriotike të dëshmuara

Shqiptarët e Amerikës punuan natë e ditëpërrrëzimin e sistemit diktatorial dhe demokratizimin e Shqipërisë, por edhe përLirinëdhe Pavarësinë e Kosovës, mbrojtjen e të drejtave tëshqiptarëvekudo që jetojnë në trojet e tyre amtare nëMaqedoninë e Veriut, Medvegjë, Bujanovc, Preshevë e Mal të Zi,por edhe përtëdrejtën e kthimit të pronave tëshqiptarëve dhe shtetësinë e tyre nëÇamëri.

Një kontribut tëveçantë në mbajtjen gjallë të frymës kombëtaredhe të mos asimilimit në kombe të tjera për shkak të fesë të njëjtë me to, në SHBA gjatëgjithë historisë sonë dhanë edhe komunitetet fetare që u organizuan nga mërgata jonë, si:

Komuniteti Orthodoks Shqiptar me prijësit fetar që nga,At Fan Noli, At Vani Çani, At Stefan Lasko e deri të vëllezërit AtNikondhe At Artur Liolini.

Komuniteti Katolik Shqiptar me prijës fetar që nga Imzot Zef Oroshi, Imzot Rrok Mirdita,Dom Pengë Ndrevashaj, Dom Anton Kçirae deri të prijësit e sotëm tëKishës Katolike Shqiptare kudo në Amerikë si, DomPjetër Popaj e të tjerë.

Komuniteti Mysliman Shqiptar, që nga Salih efendi Myftiu,Rexhep Kumbarçe, Imam Isa Hoxha, Imam Vehbi Ismaili,e deri në ditët e sotme të Imam Tahir Kukaj dhe shumëdrejtues tëtjerë fetar kudo në SHBA.

Komuniteti Bektashi Shqiptar, me prijës fetar tëshquar si, Baba Rexhepi, Baba Arshiu e deri në ditët e sotme të Baba Eliton Pashaj.

Të gjitha komunitetet fetare shqiptare në SHBA kishin në krye të tyre burra të zgjuar, besimtarë të denjë por edhe patriotë të vërtetë.

Një rol tëveçantë në lidhjen shpirtërore dhe politike tëshqiptarëve në gadishullin Ilirik me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, ka luajtur ra dioZëri i Amerikës” në gjuhën shqipe, që nga themelimine deri me sot.

Radio Zëri i Amerikëspër shqiptarët kudo qëjetojnë në trojet e veta etnike, ishte zëri i shpresës dhe i lirisë, zëri i së vërtetës. Nuk mund të mos i përmendim disa nga emrat e shquar tëgazetarisë tëZërit tëAmerikës” që u bën pjesë eçdo familje shqiptare patriotike, që nga Nexhmije Zajmi, Elez Biberaj, Frank Shkreli,Shaqir Salihu, Isabela Çoçoli, Laura Kondo,dr.Faton Gashi, Idriz Lamaj,

Ilir Ikonomi, Vehbi Bajrami e deri në ditët e sotme të Arben Xhixho, Mirela Milori, Klejda Kostreci dhe shumëtë tjerë.

Një rol të rëndësishëm kanë luajtur dhe po luajnë në prezantimin e realitetit që po ndodh në trojet tona gazetarët Beqir Sina, Halil Mulaj, Dalip Greca, Muhamet Mjeku,Sylejman Gashi, Hys Shkreli, Ruben Avxhiu, Rafael Floqi,Sokol Pajadhe tëtjerëgazetarë të shumtë shqiptar në mediat në gjuhën shqipe dhe atëangleze, në dhjetëra gazeta online, portale, radio dhe televizione në gjuhën shqipe në të gjithë SHBA-në.

Roli i Mërgatës Shqiptare në SHBA, në 100 vjet të Marrëdhënieve diplomatike në mes të Shqipërisë dhe SHBA,por edhe në15 vite të Pavarësisë së Kosovës, ka shumë emra të përveçëm të cilëtme lidhjet e tyre personale krijuan miqësi të mëdha jo vetëmpër vete por për tëmirën e kombit tonë nëpërgjithësi.

Është rasti të përmendimdisa nga emrat e përveçëm me kontribute të mëdha në ketë drejtim, si: Fan Noli, Faik Konica, Antonio Athanasi e deri në ditët e sotme si, Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Elez Biberaj, Ekrem Bardha,arbëreshi Jozef Dioguardi, vëllezërit Osmani, vëllezërit Bytyqi,Rexhë Xhakli, Bruno Selimaj, Rrustem Geci, vëllezërit Gojçaj, Turhan Rusi me te bijtë (Sal, Ilirian, Benjamin), Ricard Lukaj, Bruno Ceka, Din Derti, Dino Hasanaj, Ramadan Gashi, Martin Shkreli, Ramiz Tafilaj, Skënder Perolli, Albert e Lui Fundo, Nazar Mehmeti, Ilir Zherka, Avni Mustafaj, Mark Gjonaj, Elmi Berisha,dhe shumë e shumë personalitete të cilët nuk po i përmendim të gjithë me emër, jo për shkak të rëndësisë së tyre, por për shkak të listës së gjatë të këtyre emravedhe të kohës së shkurtër në dispozicion.Të gjithë atakanë dhënë shumëpër demokratizimin e Shqipërisë, pavarësinë e Kosovës, të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, si dhe lidhjet me kombin dhe shtetin amerikane.

Një rol tëveçantë dhe të jashtëzakonshëm gjatë më shumë se njëshekulli nëmarrëdhëniet shqiptaro-amerikane ka luajtur Organizata Pan-Shqiptare “Vatra” dhe veteranët pa përjashtim, që nga themelimi i saj nga Fan Noli e Faik Konica me shokë, kryetari i përjetshëm i nderit Antonio Athanas, e kryetarët e “Vatrësnëvazhdimësi deri të Agim Karagjozi, dr. Gjon Buçaje kryetari i saj aktual Elmi Brerisha.

Për rolin e Vatrës, të gazetave Dielli” e “Illyria”, si dhe tëLobit Shqiptaro-Amerikan,KëshillitKombëtar Shqiptaro-Amerikan, si dhe dhjetëra organizatave, shoqatave dhe mediave të tjera duhet të mbahet një simpozium i veçantë shkencor që tëmund tështerohetpjesërisht kontributi i tyrenë SHBA,për çështjen kombëtare shqiptare.

Pa kontributin e emrave dhe organizatave të sipërpërmendura, sidhe qindra e mijëra shqiptarëve të tjerë të Amerikës, emrin shqiptar, Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk  do ta mësonin dhe nuk doishin kaq të informuar dhetë interesuar dhe dashamirës për fatet e kombit tonë, që nga Presidenti Ëilson, senatoret dhe kongresment si, Bob Dole, Alfons D’Amato, Benjamin Gilman,Cak Shumer, Ted Kenedy, Eliot Engel e Tom Lantos, të dy Presidentet Bush, Presidentet Klinton e Baiden, sekretaret e shtetit Ollbrajt e Klinton,Gjenerali Klark, Ambasadoret Ëolker e Ëisner, e deri ne ditët e sotme të kongresmeni Torres. Si dhe shumë e shumë personalitete të tjera të rëndësishmeKongresit, Senatit, Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, Pentagonit,dhe në të gjitha nivelet etjera të politikë bërjes,të sistemit të sigurisë dhe vendimmarrjes në SHBA.

Rezolutat e shumta në Kongres dhe Senat, qëndrimet e Departamentit të Shtetit, qëndrimet dhe veprimet e Ambasadorëve, Kongresmeneve, Senatoreve, Sekretareve tëShtetit e deri të Presidenteve të SHBA. Vizitat e Kongresmenëve dhe Senatorëve në Kosovë të udhëhequr nga miku i madh i kombit tonë Robert Dole, vizita e Sekretarit të Shtetit Xheims Bejker, e deri tëvizita e Presidentit Xhorxh Ë. Bush në Tirane,që solli lajmin e madh se më në fundështë koha që, Kosova tëjetë shtet i pavarur(enough is enough), në themel e kanëkontributin e madh tëshqiptarëve tëAmerikës e në ballë të kësaj pune çdoherë ishtepatrioti i madh dhei dëshmuar nga Tupalla e Medvegjës, z. Xhim Xhema.

Dëshmia më e freskët dhe kuptimplote e kontributit të mërgatësshqiptare të Amerikës për çështjen kombëtareështë pjesëmarrja në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftërat e fundit që ndodhën në trojet tona.Shqiptarët e Amerikës jo vetëm qëkontribuuanmaterialisht dhe financiarisht, por ata ishinpjesëmarrës aktiv në luftën e UCK-së me Batalioni “Atlantiku”, ku dhanë edhe dëshmorë si vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi.

Siç nuk imagjinohej dot fati i kombit tonë në kapërcyell të shekullit të kaluar, atij XX-të, as sot nuk konceptohet e sotmja dhe e ardhmja jonë pa kontributin e mërgatës sonë kombëtare.

Pa rolin parësor dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të kishim Shqipëri të pavarur, demokratizim të Shqipërisë në vitet ’90-të as anëtarësim në NATO, nuk do të kishim as çlirim dhe pavarësi të Kosovësdhe njohjen e saj nga shumica e shteteve të botës demokratike. Për të gjitha këto si djepër lidhjet e thella dhe miqësore me popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, thellësisht mirënjohës duhet ti jemi mërgatës sonë.

Presidenti historik i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova thoshte: ”Shtëpia nuk mbahet pa miq…”.

Shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më së miri e kanë dëshmuar dhe vërtetuar më vepra ketë gjë.