602 USHTARË SERBË TË VRARË NË SHQIPËRI

Nga Rexhep SHAHU – Kukës

Këtë memorial serb që shihni në fotografi, “Bataloni II i madh i Regjimentit Këmbësor të Brigadës së Moravës” të ushtrisë së Mbretërisë serbe ua kushton 80 ushtarëve serbë të vrarë në Shqipëri në fund të 1912 dhe fillim të 1913 “Shokëve të rënë dhe të vdekur nga Shumadia (Serbia qendrore), si edhe 522 ushtarëve të tjerë serbë të rënë në Shqipëri në 1916” (fundi i 1915 – fillimi i 1916) kur ushtria serbe kishte marrë arratinë, po ikte nga sytë këmbët nëpër Shqipëri me gjithë Mbretin Serb, Krajlin Petar Karagjeorgjeviq dhe trashëgimtarin e tij Aleksandër e ndjekur kemba kembes nga ushtria austro-hungareze.
Ky memorial i ushtarëve të vrarë serbë që ndodhet në Varrezën e Sharrës në Tiranë, që e ka gjetur dhe e ka fotografuar studjuesi i njohur Kastriot Dervishi me 23 prill, 2017, duhet të jetë ndërtuar, sipas tij, në vitin 1939 pas pushtimit fashist të Shqipërisë, në një kohë kur marrëdhëniet midis Italisë dhe Jugosllavisë ishin të mira.
Për shqipërimin e tekstit më ndihmoi akademik Hivzi Islami ndërsa per numërimin e emrave dhe shkrimin e tyre më ndihmoi publicisti Seff Krasniqi.
Ky memorial i panjohur dhe i papërfillur serb për të cilin ka shkruar Milorad Bošnjak në 21 dhjetor, 2020, duke theksuar se as Enver Hoxha nuk e ka zhdukur as prishur, https://www.novosti.rs/…/zaboravljeni-grobovi-srpskih…, tregon dy gjëra të rëndësishme, që vetë serbët deshmojnë me këtë Memorial: -që serbëve u janë vrarë prej shqiptarëve 80 ushtarë nga trupat që ata i quajnë komando të cilët iu sulën Shqipërisë në vjeshtë 1912, pas ballafaqimit ushtarak të ballkanasve me Turqinë në Kumanovë, rrethina të Shkupit, Lumë etj, për të dalë Serbia në detin Adriatik, për ta pushtuar Shqipërinë që ta merrnin si trofe a plaçke nga Turqia që po binte si perandori, para se Shqipëria të shpallte pavarësinë prej saj në 28 nëntor 1912.
Ky memorial tregon gjithashtu se: Serbisë i janë vrarë 522 ushtarë në Shqipëri në dimrin e eger 1915-1916, kur ushtria Austrohungarze po e ndiqte kemba këmbës ushtrinë serbe dhe kjo e fundit u detyrua nga frika me ne krye mbretin Karagjeorgjeviq dhe trashegimtarin e tij Aleksandër te iknin nga Serbia, ta braktisnin Serbinë, të kalonin nëpër Shqipëri dukë bërë masakra e plackitje gjatë udhëtimit dhe të delnin në Korfuz nëpërmes Shqipërisë, e nga Korfuzi me anije franceze e italiane të shkonin në Marsejë të Francës.
Memoriali si duket është zhvendosur me kujdes nga vendi i dikurshëm (ndoshta Varri i Bamit) te varrezat e reja në Sharrë, në kohën kur këto varreza janë hapur në fundin e viteve ’50 apo fillimin e viteve ’60, shkruan studjuesi Kastriot Dervishi.
Tirana zyrtare edhe pse nuk e ka lartësuar e promovuar këtë memorial serb të 602 ushtarëve pushtues serbë që kanë bërë masakra ndaj shqiptarëve dhe janë vrarë në Shqipëri, nuk e ka zhdukur, nuk ka treguar armiqësi kundër këtij Memoriali serb.
Po kur sheh se Tirana zyrtare nuk ka aspak respekt dhe nuk mbron shenjat e kujteses që janë ngritë në nderim të martirëve apo viktimave të këtyre ushtarëve serbë, por i shkatërron e zhduk pa gjurmë me arrogancë sic zhduku bashkia e Kukësit memorialin në kujtim të dy mijë kuksianëve të masakruar prej ushtrisë së mbretërisë serbë në 1913, e sheh inferioritetin e vasalitetin e saj ndaj Serbise.
Tirana zyrtare, shteti shqiptar me institucionet e tij edhe me heshtje e mos shkaterrim e nderon memorialin e serbeve, por e zhduk në mënyrë mafioze Memorialin në nderim të dy mijë kuksianëve të masakruar nga dhuna serbe ne vjeshtë 1913.
80 ushtare serbe te vrare ne Shqiperi ne dimrin 1912-1913 dhe 522 ushtare te tjere serbe te vrare ne Shqiperi ne dimrin 1915-1916, bejne 602 ushtare serbe per te cilet eshte ndertuar ky memorial qe shihni ne foto.
Ndersa Memoriali i dy mije kuksianeve te masakruar nga ushtria serbe, qe e shihni ne foto, eshte zhdukur nga faqja e dheut prej bashkise Kukes qe te fshihen e te zhduken gjurmet e krimeve serbe ne Lume.