Një letër arriti “me sukses” në adresën ku ishte nisur. Por, me 28 vjet vonesë.

John Rainbow, 60-vjeçar nga Northumberlandi në Angli, hapi zarfin, por mbeti i habitur kur letra mbante datën e nisjes: 3 gusht 1995, shkroi Upi të dielën.

Letra me gjashtë faqe ishte në gjendje të mirë, pavarësisht se ishte endur nëpër sistemin postar për gati tri dekada. Ai e mori letrën dhe pa se në të gjendej pulla postare Alniwch 1995.

Sipas 60-vjeçarit, letra është e nënshkruar nga një person me emrin Patrick dhe i drejtohej një gruaje të quajtur Valerie Jarvis-Read.

Në letër, rrëfehej jeta familjare e vitit 1880, duke përfshirë kujtime të fëmijërisë.

“Është shumë e çuditshme, ne nuk kemi asnjë lidhje me personin që ishte në letër. Valerie Jarvis-Read jetoi këtu deri në vitin 2010 dhe shtëpia ka kaluar nëpër disa duar. Besoj se ajo ka ndërruar jetë. Mendoj se ajo ishte një grua e moshuar, fqinjët tanë e njihnin. Do të ishte mirë të dija personin që dërgoi letrën. Ka disa të afërm këtu dhe duhet ta dinë se letra ka ardhur më në fund”, deklaroi Rainbow.