ATSH-DPA/- Problemi aktual i mungesë së fuqisë punëtore në Greqi mund të zgjidhet duke i paguar punonjësit më shumë, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Paguani më shumë dhe do të gjeni staf. Kështu u them sipërmarrësve që ankohen”, tha kreu konservator i qeverisë.

Gjatë sezonit të pikut të turizmit të vitit të kaluar, shoqatat e bizneseve greke, mbi të gjitha sektorët e hotelerisë dhe restoranteve, ishin ankuar vazhdimisht se nuk gjenin staf.

Sipas Dhomës së Bizneseve të Hoteleve, rreth 23% e vendeve të punës në hotelet greke mbetën të paplotësuara në 2022. Kjo rezultoi në punë shtesë për punonjësit, por gjithashtu çoi në kufizime të shërbimeve.

Industria e turizmit, sektori më i rëndësishëm në vend, pret që dhjetëra mijëra vende pune të mbeten të paplotësuara në sezonin e ardhshëm.