Teste të thjeshta – si të dallojmë mjaltin e vërtetë nga ai fallco

Duke parë vlerat që ka mjalti, nisur edhe nga puna që bëhet në media dhe në rrjetet sociale, njerëzit kanë filluar të konsumojnë më shumë mjaltë. Por, kjo është njëra anë, ana tjetër me shumë rëndësi është: a konsumojmë ne mjatë të mirë?

Fillimisht duhet të dihet se mjalti në botë (jo vetëm në vendin tonë), konsumohet pak, krahasuar me nevojën që ka organizmi dhe me vetitë e mira të mjaltit dhe ndikimet positive që kanë në shëndet. Por, edhe pse kjo është e vërtetë, duhet të dimë që vetëm 40% e mjalit që konsumohet në botë është original dhe i rregullt, ndërkohë që pjesa tjëtër është e manipuluar, fallco, e parregullt.

Për konsumatorin e thjeshtë, kjo është një situatë e ndërlikuar, pasi ai nuk e dinë si të veprojnë. Në këtë rast, vimë në ndihmë me disa metoda mjaft të thjeshta që na tregojnë nëse mjalit është i rregullt apo jo, metoda të cilat çdokush mund ti provojë në shtëpinë e tij, për tu bindur sa origjinal është mjalti për të cilin keni shpenzuar para.Në rastin konkret, pavarësisht nga çmimi i mjaltit, provat që po paraqesim, bëjnë tëmundur që të kuptoni nëse i keni harxhuar paratë si duhet, nëse keni marrë atë për të cilin ju keni paguar, apo diçka nuk skon.

Fillimisht, është e nevojshme të theksojmë se metodat që ju paraqiten në vijim, janë shumë të thjeshta, por edhe vetëm njëra prej tyre, mund tju lejojë të diferenconi mjaltin e rregullt nga ai fallco. Është me rëndësi tëtregohet që metodat e paraqitura në vijim, nuk kanëasnjë influecë për lloje të ndryshme të mjaltit (pra funksionojn pavarësisht se nga çfarë luleje ka ardhur mjalti).

Merrni kavanozin me mjaltë dhe kthejeni nga dielli. Shikoni me vëmendje përmbajtjen e tij: mjalti natyral është i mbushur me kokrriza shumë të vogla tëshpërndara në gjithë përmbajtjen e vet. Këto janëkokrriza të vogla të polenit të shpërndara në mjaltë, qëbëjnë mjaft mirë për shëndetin e njeriut. Ndërkohë qëmjalti artificial, është unik, transparent dhe pa përmbajtjen e këtyre grimcave.
Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurën dhe pas disa fërkimeve nuk është ngjitës. Nëse edhe pasi e keni fërkuar për disa sekonda, vazhdon të jetë ngjitës, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëltues artificialë në të. Ndërsa mjalti natyral, nuk ngjitet, por asimilohet nga lëkura e gishtërinjve.
Merrni dhe vendosni pak mjaltë në letër, gazetë apopeceta të ndryshme. Nëse mjalti nuk është natyral, letra nga ana e poshtme do të squllet shpejt. Ndërkohë qëmjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.
Bletët, në jetën e tyre spontane, instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve, ku ka edhe shumë kandrra e buburreca. Vetë bleta vendos në mjatin edhe substanca që i “largojnë” këto krijesa. Pra, ju mund të vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin nëse mjalti është natyror, por do tëfillojnë ta konsumojnë nëse është jo i rregullt.
Merrni një të verdhë veze dhe përzieni atë me pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër/natyral, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.
Merrni një lugë të vogël me mjaltë (luhë kafeje apo çaji ose njëgjysëm luge gjelle), vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet(të tretet vetvetiu, pa u përzier), ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund të gotës.
Merrni një fetë buke dhe lyeni atë me mjaltë. Nëse mjalti ështënatyral, do të ngurtësohet për disa minutadhe nuk do të arrijë të dalënë anën tjetër (përveçse nëse ka pore të hapura). Ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të pranisë së ujit në përmbajtjen e vet.
Kur e merrni mjaltin në gojë, e “përtypni” dhe pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë ta japëkëtë ndjenjë.
E vendosni mjaltin në enën e vet (në kavanoz) dhe vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Në mjaft raste mjalti jo natyral, do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet nënjë formë të tillë që ndryshon plotësisht nga kokrrizimi i sheqerit. Duhet pak përvojë që të kuptoeet qëkokrrizimi është nga “ngrirja” natyrale e mjaltit dhe jo nga sheqeri.
Merrni një majë të fijes së shkrepëses dhe lyejeni atëme mjaltë. Pastaj përpiquni ta ndizni këtë fije shkrepëseje. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Ndërkohë, që mjalti jo natyral, ka në përmbajtjen e vert ujë (që ka shërbyer për tretjen e përbërësve), prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet. Mjlati i vërtetë lejon ndezjen e shkrepëses edhe pasi është lyer me mjaltë.
Merrni pak mjaltë (rreth një lugë gjelle) dhe vendoseni atë në mikrovalë. Ngroheni mikrovalën në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.
Merrni pak mjaltë dhe vendoseni në majë të një gishti tëdrejtuar vertikalisht përpjetë (zakonisht përdoret gishti i madh i dorës). Nëse mjalti është natyral, rrjell shumëngadalë dhe shfaq njëlloj “viskoziteti”. Por, nëse mjalti shpërhapet nuk është origjinal.
Merrni disa shkopinj të thatë dhe i lyeni ato me mjaltë. Provoni t’i ndizni me një çakmak. Nëse mjalti është i pastër, shkopi do të marrë flakë me lehtësi. Mjalti i rremë mban ujë, lagështirë dhe nuk do të ndizet.
Mjalti i vërtetë, pavarësisht nga lulja që ka kullotur bleta, ka një aromë të ëmbël dhe unike, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.
Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.

Natyrisht që kultura të ndryshme nëpër botë, kanë gjetur e zbatojnë edhe metoda të tjera të testimit të mjaltit. Por, këto ishin në mënyrë të përmbledhur ato metoda që kushdo mund ti provojë në shtëpi dhe të bëjë diferencën mes mjaltit origjinal, natyral dhe atij të rremë. Ndaj, duhet të mundoheni të blini mjaltë direkt nga një bletërritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.

Poashtu, rekomandimi i ekspertëve është që të bëni kujdes me etiketën. Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë! Ndërkohë që disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë. Në vetvete, në mënyrë të menjëhershme, bën që ai të mos jetë mjaltë i vërtetë.

Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozë ose shurup sheqeri. Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit të vërtetë.

Përgatiti:

Zef GJETA