Ballina Bota Ky është vendi me temperaturë -50 gradë

Ky është vendi me temperaturë -50 gradë

Pasi në këto momente temperaturat në qytetin më të ftohtë në botë janë ulur në minus 50 gradë Celsius (-58 Fahrenheit).

Qyteti i Yakutsk në Siberinë lindore, i njohur si një nga vendet më të ftohta në botë, ka përjetuar një të ftohtë anormalisht të gjatë.

Janari është muaji i tij më i ftohtë dhe, megjithëse janë mësuar me temperaturat e ulëta, banorët në rajonin e largët po marrin masa paraprake shtesë për t’u ngrohur.

“Nuk mund ta luftosh atë. Ose përshtateni dhe visheni në përputhje me rrethanat ose vuani ” ka thënë për Reuters një banor i veshur me dy shalle dhe shtresa të shumta dorezash, kapele dhe kapuçësh.

Edhe viti 2018 ishte i ftohët po aq sa që disa banorë kanë thanë se i janë ngrirë qerpikët, shkruan CNN,