/ATSH/ Lavanda është një bimë shumëvjeçare e zonës së Mesdheut, e njohur për vetitë e saj kurative, qetësuese dhe aromatike.

Në vendin tonë ajo gjendet kryesisht në Malësinë e Madhe. Kjo bimë ka përdorim të gjerë në mjekësi, gastronomi por edhe për prodhimin e vajrave esencialë.

Eksporti i bimëve mjekësore dhe aromatike zë një vend të rëndësishëm në eksportin e përgjithshëm të vendit tonë.

Janë më shumë se 300 lloje të ndryshme bimësh, 95% e të cilave eksportohen.

AZHBR përmes Skemës Kombëtare ndër vite ka mbështetur sektorin e BMA-ve, ku fondi i dhënë është 696.7 milionë lekë për një sipërfaqe totale prej 3824.6 ha të mbjellë me bimë mjekësore.