Messi dhe kampionët e Botës bojkotuan politikanët argjentinas

Dihet që futbolli është një mjet, që politika tenton ta shtrydhë kur i nevojitet. Është një fenomen popullor tronditës.

Është mëkat ta humbasësh. Por qeveria argjentinase e humbi… Alberto Fernández ishte presidenti i parë i Argjentinës që nuk arriti të priste kampionët e botës në Casa Rosada. Federata e Futbollit Argjentinas (AFA) Lionel Messi dhe skuadra ‘albiceleste’ i thanë ‘Jo’ që në fillim dhe nuk iu dorëzuan asnjë lloj presioni politik. A kishte një hakmarrje në karvanin e paplotë? Askush nuk do ta dijë.

E vërteta është se nga qeveria argjentinase  i kishte aktivizuar të gjitha kontaktet dhe mekanizmat për të tentuar dhe joshur kampionët. Por ata nuk ia dolën. Kombëtarja e Argjentinës ishte e vendosur në mospërfshirjes në asnjë çështje politike. Është një vend i ndarë, i ndarë në mes. Dhe në këtë aventurë futbolli, që në fillim, motoja e ‘albicelesteve’ ishte: “Të gjithë bashkë”!. Për më tepër, kampioni i sapo shpallur, Nicolás Tagliafico, bëri edhe një apel të bukur: “Shpresoj që kjo t’i ndihmojë të gjithë argjentinasit të bashkohen.”

Në kohën e diktaturës ushtarake, kampionët e vitit 1978, kaluan nga ballkoni i Casa Rosada. Në vitin 1986, tashmë në një demokraci, Diego Maradona, e përshëndeti vendin nga i njëjti vend, megjithëse presidenti i vendit atë kohë, Raul Alfonsín, vendosi të mos e shoqëronte në atë vend të privilegjuar, për të mos e shfrytëzuar momentin në favor të tij. Ishte festa e popullit. Nuk ishte festa e një partie politike.