Prej 20–23 tetor 2022, në Tetovë dhe në Prizren u mbajtEdicioni i 26-të Jubilar i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë“Ditët e Naimit”. Përgjatë tri ditëve u mbajtën aktivitetete tëshumta letrare, artistike, shkencore dhe kulturore.

Në te morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si: Kristoffer Leandoer (Suedi), Remedeos Alverez Diaz (SPAIN), Waqas Khawaja (Pakistan/SHBA), Dalila Hiaoui (Marok/Itali), Anton Gojcaj (Mali i Zi), Lali Michaeli (Izrael), Lucila Trapazo(Zvicër), Daniela Andonovska Trajkovska (Maqedoni e Veriut), Aleksy Wrobel (Poloni/BM), Shqiptar Oseku (Kosovë), EntelaTabaku (Shqipëri), Dimitris P. Kraniotis (Greqi), Mara Venuto(Itali), Remzi Salihu (Maqedoni e Veriut), Sema Gyler (Turqi), Ndue Ukaj (Kosovë), Malak Mustafa (Siri/Spanjë), SofijaMileva (Bullgari). Ekrem Ajruli (Maqedoni e Veriut), ArjanKallço (Shqipëri) etj.

Hapja festive e Edicionit të 26-të të Festivalit Ndërkombëtar tëPoezisë “Ditët e Naimit” u bë me anë të ndezjes sëfishekzjarreve dhe flakadanëve që bartnin të rinjtë me veshjekombëtare shqiptare, para Qendrës së Kulturës, në Tetovë. Ndërkaq, Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu dhe laureatisuedez, Kristoffer Leandoe,r vendosën buqete lulesh parashtatores dhe i dhanë një minute heshtje poetit tonë kombëtar, Naim Frashëri.

Edicionin e 26-të të FNP “Ditët e Naimit” e hapi drejtori iFestivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash, theksoi se, “Kyvit pas atij të pandemisë, na shfaqet mjaft i errët për njerëzimin. Kemi një përmbysje të sistemit dhe kodit të jetuarit. Është rriturpaqartësia e të tashmes dhe e së ardhmes. Jeta është privuar nëmasë të madhe nga bukuria e saj. Gjithnjë e më të ashprashfaqen kërcënimet në verilindje të kontinentit tone, që kanëtendencë të ndezin konfliktin e kaosit apokaliptik.

Një fotografi e tillë është mjaft frikësuese dhe shqetësuese. Ajoka nevojë për vepra kundërshtuese nga të githë shtresat. Pra, edhe prej neve të races së letrave. Në të kundërt, dërgjegjja e gjithkujt, por edhe e jona do të ngarkohet me përgjegjësi. Tëdashur poetë, Ju sot ndodheni në Tetovën e Poezisë, ku FNP “Ditët e Naimit” si një operator letrar dhe kulturor, për njëçerekshekulli ka promovuar dhe afirmuar letërsinë, kulturën, gjuhën, poetin tone kombëtar, Naim Frashëri, ka afirmuarqytetin dhe shtetin tone, por edhe gjuhën, letërsinë dhe vendin e tjetrit. Kjo ka bërë që duket më mire dhe të kuptohet diversiteti, si një vlerë, një vlerë, që na garanton të ardhme të ëndrruar. Ditët e Naimit është një shenjues i urave që janë ngritur dhe qëdo të ngriten në vazhdimësi…

Pra, komunikimet e ngritura mes poetëve, mes letërsive, poredhe ato të poetëve me artdashësit vendës në festën e poezisëkanë kthyer Tetovën në emblemën e një ure gjithnjë e mëdomethënëse.

Të qenurit arkitekt i këtyre urave të bën të ndjehesh i plotësuar.

Ju falenderoj të gjithë ju që bëtë hapsirë për këtë rrugëtim…

Aty, në atë skenë të bukur, të mbushur me public artdashës, laureatit Kristoffer Leandoer, iu nda çmimi i madh “NaimFrashëri”, dhe iu akordua titulli i lartë Anëtar Nderi, nga ana e drejtorit të Festivalit, Shaip Emërllahu. Laureati me këtë rastfalenderoj për ketë nder që iu bë poezisë, veprës së tij duke thënë se, ndjehet i nderuar dhe i vlerësuar, si dhe falenderoiDrejtorinë e Festivalit. Jurinë e Festivalit e përbënin Prof. Dr. Ymer Çiraku, Mr. Ndue Ukaj dhe Prof. Xhelal Zejneli.

Në ditën e dytë të Programit, në Qendrën për Kulturë dhe Art “Shift Center” u mbajtë ora letrare “Poetë dhe vargje” ku poetëtpjesëmarrës dhe shqiptarë (në mesin e tyre edhe dy poetet e reja,Valdeta Dulahi dhe Saranda Osmani) lexuan poezitë e tyre. Nëkëtë mbrëmje u nda edhe çmimi letrar “Silke/Liria Blumbach.Ky çmim, sipas Jurisë i takoi poetes zvicerane, LucillaTrapazzo.

Në ditën e tretë të Festivalit, sipas Programit, poetët shkuan nëPrizren, ku vizituan monumentet historike dhe kulturore, (nëmesin e të cilëve edhe Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit). Nëmbrëmje, në sallën e bukur të librarisë, “Altera”, u mbajt ora e madhe letrare “Meridiane Poetike”, e cila u zhvillua nënpatronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.Kryetari i Prizrenit, në fjalën e hapjes, pasi i përshëndeti dhe iuuroi mirëseardhje poetëve në qytetin e Prizrenit, në mes tjerashnënvizoi se, ishte kënaqësi dhe privilegj, që ta mbështesë këtëFestival të rëndësishëm Ndërkombëtar të Poezisë për shkak tëpeshës specifike dhe rolit të madh që ka ky Festival, nëafirmimit e gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqiptare.

Më pas poetët pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të botës dhepoetë shqiptarë, lexuan poezi dhe u ndanë çmimet e tjera letraretë Festivalit. Kështu, çmimi letrar “Ditët e Naimit”, i cili jepetpër karierë letrare iu dha poetit amerikan, Whaqas Khwaja(çmimin ia dorëzoi kryetari i Komunës së Prizrenit), çmimi‘Menada’, që jepet për vlera të veçanta poetike iu dha poetitpolak Aleksy Wrobel (çmimin e dorëzoi drejtori i Festivait), çmimi letrar ‘Oaeneumi’, që jepet për ciklin më të mirë poetik iudha poetit nga Mali i Zi, Anton Gojçajn (çmimin e dorëzoiLaureati i këtij Edicioni) dhe çmimi letrar ‘Qiriu i Naimit’, qëjepet për poezi më të mirë e mori poetja shqiptare, EntelaTabaku (çmimin e dorëzoi anëtari i Jurisë).

Festivalin e udhëhoqi moderatorja Narta Emërllahu, ndërsapoezitë i lexoi në gjuhën shqipe aktori i njohur, Arsim Kaleci.Nga një pikë muzikore ekzekutuan violinistja, Hana Abdullahudhe virtuozët e muzikës klasike nga Prizreni. Ndëkaq, leximin e poezive në shqipe të poetëve pjesëmarrës i përcolli me kitarë, profesori Naser Dula.

Drejtoria e Festivalit, si çdo herë, edhe këtë edicion botoiAntologjinë e Festivalit, poezive poetëve pjesëmarrës me titull “Mali e ka strehën në qiell”, të përgatitur dhe redaktuar ngaShaip Emërllahu.

I ftuar nderi në këtë hapje të këtij ediciomi ishte edhe drejtori iFestivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Mbrëmjet Strugane”, z. Todorçe Tasevski.

Festivali u mbështet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë sëVeriut, Komuna e Prizrenit, ndërsa e sponzorizuan libraria“Altera”, restorantet “Kurtishi” dhe “Parajsa e Sharrit”.

D. Hadri