Ju bajmë me dije se Biblioteka Kombëtare Tiranë, Bibliotekat Publike qytetin Shkodër, Durrës, Korçë, Lezhë, Gjirokastër, Bajramcurri (Tropojë), Peshkopi, UniversitetiLuigj Gurakuqi Shkodër, Vlorë, Kukës, Berat, Universiteti AleksandërXhuvaninë Elbasan, Pukë, Fier, Koplik (Malësi e Madhe) dhe qytetin e  Elbasanit janë pajisur me koleksionin e “Gazeta e Alpeve(Nr. 1 deri nr. 65), tëcilat iu janë derguar me pako (“Rekomande”) me Posta Shqiptare në adresat përkatëse përgjatë muajit tetor2022.

Në përcaktimin e bibliotekave publike të bashkivetë Shqipërisë është marrë në konsideratë vlerësimi njëstudim i një fondacioni të huaj mbi gjendjen e bibliotekave në Shqipëri, ku janë pasë parasysh gjendjae bibliotekave (godina e tyre, aftësia vendmbajtëse e koleksioneve, etj.).

Në vitin e ardhshëm, në muajt e parë, “:Gazeta e Alpeve” do iu dërgojë shkresë zyrtare disainstitucioneve (bashki, ministri, KLSH) që me strukturat e mekanizmat e tyre shtetërorë ligjorë tëkenë mundësinë e mirësinë të ushtrojnë kontrolle në 5 prej bibliotekave publike mbi arkivimin, ruajtjen e përdorimin e koleksionit tëGazeta e Alpeve”.

Bibliotekat publike në bashki e universitetetpërkatëse të lartpërmendura për çdo rast komunikimimunden të na shkruajnë në e-mail: gazetaealpeve@gmail.com

Ju bajmë me dije se po vazhdon Aksioni ynëKulturor edhe për pajisen e bibliotekave publikerajonale të Kosovës, atyre komunave me shumicëshqiptare Mali i Zi dhe  Maqedoni e Veriut me koleksionin e “Gazeta e Alpeve” (Nr. 1-65), ku janëdërguar koleksionet disa prej tyre, por puna nuk poecën shpejt për arsye fondeve për dërgimin e tyre rrugë postare.

Këto gazeta (koleksion-të arkivuara) le t’iu mbetenhistorisë e kulturës kombëtare, brezave shqiptarë!