Kujtesë nga Azgan HAKLAJ,

President i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar

​Në muajn korrik të vitit 2002 në Izrael, në festivalin e dansit botëror Ansambli Dardania i Malësisë së Dardanisëapo Malësisë së Gjakovës përfaqësoj denjësisht Shqipërinë mes 40-të ansambleve botërore.

​Sigurisht u shpallëm më të mirët.

​Megjithëse populli i Malësisë së Gjakovës më kishte votëbesuar në mënyrë plebishitare si deputet i Parlamentit të Shqipërisë duke më çliruar nga prangat politike nga qelitë e llir Metajt (Metës), interpretova edhe vetë në skenën e festivalit ku ngadhënjyem me trofe.

​Pas festivalit u vlerësuam nga Presidenti i Izraelit i cili është në krahun tim të majtë kurse në krahun e djathtë është ambasadori i Shqipërisë në Izrael Bashkim Dino.

​Presidenti Musha Kacaf na rezervoi një pritje të ngrohtë dhe shumë miqësore në zyrën e tij.

​Kujtime të bukura kemi nga Tel Avivi Jeruzalemi, Betlehemi etj.

​Shumë impresionante ishte vizita tek Muri i Lotëve, Xhamia El Aksa, varri i Krishtit.

​Muri i Lotëve ose muri perëndimor është muri rrethuesi Tempullit të Parë të Jeruzalemit.

​Tempulli i Parë u ndërtua nga Solomoni në shekullin e X-të para Krishtit.

​Ai është emrues i përbashkët i besimit tek Zoti.

​Ai është vendi i shenjtë i tre besimeve fetare Judaizmit, Krishtërimit, Myslimanizmit.

​Hebrejtë e shohin si simbol i premtimit te Zoti.

​Tek të krishterët shihet si besëlidhje e vjetër me Zotim, ndërsa myslimanët e mbajnë Solomonin mbretin e parë të Izraelit si profetin e tyre.