Thatësira në Evropë në verën e vitit 2022 ishte më e keqja në 500 vitet e fundit .
Këtë e tregojnë të dhënat e programit evropian të vëzhgimit të Tokës Copernicus, i menaxhuar nga Komisioni i BE-së dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.
Imazhet e regjistruara nga sateliti Sentinel 2 tregojnë se, ndërmjet 1 korrikut dhe 31 gushtit, kaluan rajone të mëdha nga jeshile e ndezur në kafe të thatë.
Dëmet më të rënda janë qartësisht të dukshme në juglindje të Britanisë së Madhe, në Francën veriore dhe në Gjermani, Poloni dhe Evropën Lindore.
Këtë e tregojnë edhe të dhënat nga Observatori Global i Thatësirës sipas tw cilws 47% e Evropës në gusht ishte në kushte alarmante. Shenjat më serioze ishin mungesa e lagështirës në tokë dhe efektet negative në bimësi.
Përveç kësaj, niveli i ujit në lumenj, duke përfshirë Renin, Danubin dhe lumin Po, ka rënë aq shumë sa është e pamundur të lundrohet, ndërsa klima jashtëzakonisht e nxehtë dhe e thatë ka rritur shumë rrezikun e zjarreve në pyje.
Thatësira është përshkruar si më e keqja që Evropa ka regjistruar në 500 vjet: thatësira e fundit e madhe, në fakt, goditi Kontinentin e Vjetër në vitin 1540./Tgcom