Nga Azgan HAKLAJ
Këta dy burra janë gjyshërit e mi!
I pari Ibish Shpend Haklaj nga Gashi i Gurit i Malësisë sëGjakovës.
I dyti Binak Hasani (Aga) babai i nënës time nga Krasniqjae Malësisë së Gjakovës.
Ibishi ka qënë mik me Dervish Luzhën “Nderi i Kombit” dhe Rexhep Belin “Nderi i Kombit”, por ka patur vëlla gishti e shpirti Haxhi Brahimin, (Babë Haxhinë) që Dervish Luzha dheRexhep Beli e therrisnin Haxhi Shkelzeni.
“Mali i Shkelzenit” është Sofra e perëndive ku erdhi Sari Salltiku i plagosur nga luftërat e Bosnjës që e dëshmojnëvargjet.
Një luftarë nga lufta vjen
Pika e gjakut ra n’Shkelzen.
Sari Salltiku dishepulli i Haxhi Bektash Veliut themeluesittë Bektashizmit erdhi në fillim të shekullit të 14-të, gjakun e ka në Shkelzen, qëndroi në malin e Pashtrikut apo Baba Pashtrikusiç e ka pagëzuar rilindasi me përmasa europiane PjetërBogdani.
Sari Salltiku erdhi në mal të Krujës në vitin 1325, gjurmët ika në hyrje të Krujës dhe u vendos në mal të Krujës.
Previdenca hyjnore deshi që ai të shpaloste mrekullitë e veta në Krujën e Moisiut tonë, Gjergj Kastriotit, i cili betejën e fundit kundër trupave turke të Ballaban Bashës ku i shpartalloikeqas e bëri në Sari Salltik.
Varri i Sari Salltikut gjëndet në Shen Naum, Ohër.
Binak Hasani (Aga) ka patur vëlla gishti e shpirti Mullah Shiqerin (Hoxhë Tapallin).
Mrekullitë e tij i din Malësia e Gjakovës.
Ibish Shpend Haklaj dhe Binak Aga janë luftëtar të shquarnë betejat për liri e pavarësi.
Të dy kanë kontribut të madh në kryengritjet e viteve 1908-1909 -1910-1912.
Ibishi me vëllezërit e vet në krah të babait të tij, Shpendit e xhaxhait Groshit, së bashku me bajraktarët e Gashit, Halil dheZeqir Brahimin, Adullah Hoxhën, Arif Delinë, Sadri e BrahimBardhin, qëndruan fort në fillim të qershorit të vitit 1910 nëKodrat e Haklajve përballë trupave ushtarake të Turqisë, tëdrejtuara nga Turgut Pasha.
Në këtë betejë të ashpër ra dëshmori i Atdheut, Man ArifHaklaj, nipi i Ibishit (djali i vëllait).
Ibishi dhe Binaku kanë marrë pjesë në çlirimin e Shkupit,me forcat e Bajram Currit, gusht të vitit 1912.
Binaku ka mbajtur për një kohë të gjatë në shtëpinë e tijAzem Galicën gjatë lëvizjes kaçake.
Të dy kanë mbështetur Mbretin e Shqiptarëve, AhmetZogun, në konsolidimin e Mbretërisë Shqiptare.
Në maj të vitit 1937 kundër forcave të Et’hem Totës ra nëhyrje të Kalasë së Gjirokastrës në mbrojtje të institucioneveDëshmori i Atdheut, djali i vëllait të Ibishit Rrustem Sadri Haklaj.
Për shkak të aktivitetit të madh patriotik në shërbim tëAtdheut me dt 28 nentor të vitit 1937 me rastin e festave të 25 vjetorit të pavarësisë Ibishi dhe Binaku kanë qenë të ftuar nderinga Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu.
Ibishi dhe Binaku kanë mbështetur fuqishëm luftënnacional çlirimtare për çlirimin nga pushtuesit nazi-fashistë.
Ibishi me dt 10 mars të vitit 1943 është zgjedhurbashkëkryetar me Tahir Hoxhën i Këshillit AntifashishtNacional Çlirimtar.
Pas çlirimit që të dy, Ibishi dhe Binaku, kundërshtuanReformën Agrare dhe Kolektivizimin e Bujqësisë, Binaku u shpall kulak nga PPSH, ndërsa Ibishin nuk e goditën dot.
Ibishi nuk hoqi dorë asnjëherë nga miqësia me Binakun, e strehoi dhe mbrojti sa mundi Dervish Luzhën nga reprezaljetdhe përndjekjet e sejmenëve të PPSH-së.
Në vitin 1976 forcat e Sigurimit arrestuan në menyrë tëpabesë natën Aliun, të birin e Binakut, dhe në gjyqin, e zhvilluardisa muaj më vonë, u denua 14-të vjet për agjitacion e propogandë e sabotim në ekonomi.
Aliu u shpreh atë kohë, në sallë të gjyqit:
“Jam armik i betuar i PPSH-së dhe Enver Hoxhës”.
Pavarësisht kësaj lufte të egër të Komunizmit ndaj familjessë Binak Agës, Ibish Shpend Haklaj kurrë nuk u nda prej tij.
Një jetë plot sakrifica, kurrë nuk u ndanë bashkë, e nukhoqën dorë nga besimi në Zot, por fatkeqësisht i ndau vdekja.
Në qershor të vitit 1981 kaloi në amshim Binak Aga, kurseIbishi në korrik të vitit 1983.
Ata kaluan në botën e amshueshme, por lanë pas veprëndhe familjet, të cilat u rreshtuan në vijën e parë në betejën përliri e demokraci në vitin 1990 dhe kontribuan shumë përkonsolidimin e saj, pavarësisht se nuk gjetën përkrahjen që e meritonin.