Ballina Diaspora Besa Tafilaj-Pinchotti nderohet me Çmimin “Madelene Albright”

Besa Tafilaj-Pinchotti nderohet me Çmimin “Madelene Albright”

 

Këto ditë, Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS), organizoi në sallën qëndrore të Akademisësë Shkencave të Republikës së Shqipërisë, dhënien e Çmimit “Madelene Albright”, që mban në vlerësim e nderim emrin e ish Sekretares Amerikane të Shtetit, e cila ka dhënë një kontribut madhor për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, saqë u cilësua “Lufta Albright”.

​Ky çmim i lartë, i ndarë për herë të parë nga Bordi i ACABS, iu dha një personaliteti të njohur shqiptaro-amerikan, gazetares aktive e spikeres (folëse e talentuar) ndër vite tërrjeteve televizive amerikane (ABC etj.), veprimtares elitare tëshoqërisë civile amerikane, Besa Tafilaj–Pinchotti, e cila ka mbi një dekadë Drejtoreshë për Avancim në NMFA e, kohët e fundit, Drejtore Ekzekutive (CEO) e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military FamilyAssociation), e cilësuar si organizata ma e çmuar e familjeve të pjestarëve të forcave të armatosura të SHBA, e themeluar mbinjë gjysëm shekulli më herët (1969).

​Çmimi “Madelene Albright” për Besa Tafilaj–Pinchotti, mban motivacionin: “Për kontribute të çmuara në veprimtarinë e lartë si Drejtore Ekzekutive e Organizatës Kombëtare të Familjeve të Ushtarakëve të SHBA-ve (NMFA); për pasqyrimin me raportime ekskluzive për Luftën në Kosovë në Televizione Amerikane dhe si gazetare e folëse (prezantuese) në rrjetin televiziv amerikan ABC etj.; për përpjekje të vazhdueshme e arritje të mira në forcimin e miqësisë shqiptaro-amerikane”.

​ Dr. Ambasador Islam Lauka– President i ACABS, ish ambasador i parë i Shqipërisë në Kosovë, ish Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ia dorëzoi Çmimin “Madelene Albright”,  nënës dinjitare të Besa Tafilaj–Pinchotti, znj. Diana Tafilaj, profesore e shkencave filologjike, e cila kishte ardhur nga Teksasi i Amerikës për këtë event të dekorimit të vajzës së saj meritore.

​Profesore Diana Tafilaj, amerikane, me studime (pas)universitare të kryera në Kroaci (Zagreb) e Amerikë, shprehu falënderimet e saj dhe me këtë rast e lexoi edhe Përshendetjen në gjuhën angleze me titullimin: “Trashëgimia ime shqiptare më jep zemër për çdo gjë që bëj”, të dërguar nga vajza e saj, Besa, për këtë event solemn e festiv të dorëzimit tëÇmimit “Madelene Albright” nga ACABS, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

​Përshendetjen e gazetares e veprimtares së mirënjohur Besa Tafilaj–Pinchotti, të përkthyer në gjuhën shqipe, e lexoi mrs. Adem Lushaj, studiues, publicist, Kryetar i Shoqatës tëIntelektualëve të Pavarur të Deçanit të Kosovës dardane, tekstin e plotë të së cilës po e përcjellim edhe për lexuesit:

​“Vitet e mia të hershme, kur prindërit më kanë sjellë nëfshatin Dubravë me kalu verën me familjen, ma kanë mësulirinë, bukurinë, dashurinë pa kusht, dhe çka domethënë kur këtogjana na rrezikohen.

​Lufta në Kosovë më mësoi për humbjen e paimagjinueshmedhe për fuqinë e familjes sime dhe të të gjithë shqiptarëve.

​Tani kam privilegjin me udhëheqë një nga organizatat ma amerikane…Shoqatën Kombëtare të Familjeve Ushtarake. Dhepër çdo ditë, më udhëzon ende trashëgimia ime shqiptare.

​Është vërtet nder me pranu mirënjohje si shqiptaro-amerikane. Këto janë dy pjesët që më përbëjnë mua. Faleminderit për mirënjohjen dhe për frymëzimin për me vazhdututje”.

​Në këtë solemnitet të dorëzimit të Çmimit të lartë“Madelene Albright” nderonin me praninë e tyre: Prefekti i Qarkut të Tiranës, Z. Afrim Qëndro– Përfaqësues i QeverisëShqiptare; gjeneral Dedë Prenga– Këshilltar për SigurinëKombëtare i Presidentit të Republikës (Përfaqësues i Presidencës së Shqipërisë); ambasador Besnik Mustafaj– President i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë; dr. Bujar Leskaj, deputet i Qarkut tëVlorës në Kuvendin e Shqipërisë, ish Ministër i Kulturës e ish Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit; deputeti Fatmir Mediu– ish Ministër i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë; personaliteti i botës akademike, Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr.– drejtor i Departamentit të Neurokirurgjisë të Qëndres Spitalore “Nënë Tereza’ në Tiranë; Prof. dr. Hajredin Kuçi– ish Zv/kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë të Republikës sëKosovës; z. Aldo Bumçi– ish Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Drejtësisë i Shqipërisë; mrs. Shpëtim Axhami– kryetar i PLL-parti parlamentare; Z. Sytki Ndreca–Nënkryetar i BashkisëMalësi e Madhe; prof. dr. Bardhosh Gaçe– Mjeshtër i Madh, Zv/President i ACABS Tiranë; e personalitete të tjera.

RALI LURA

Tiranë, korrik 2022