Nga Neki LULAJ

 

Të kërkuam ty

Nëpër dregëzat e erës

Nëpër katet në shkrepëtimë qielli.

Nëpër dhomat e reve

Nëpër shtresat e motit kah dielli.

 

Të kërkuam nëpër livadhet e shpirtit

Nëpër koret e tokës

Nëpër poret e dritës flakërimë

Nëpër ndërskëmbcat e territ

Në shtegun e pritës dhe  pabesisë.

 

Të kërkuam në bebëzat e gjyshit

Nëpër bulat e vesës

Nëpër petalët e luleve e gjëmbit

Nëpër rrënjët e gurit

Nëpër bjegëzat e shkëmbit

 

Të kërkuam në shallin rreth qafës

Nëpër damaret e gjakut

Nëpër flakën e barutit

Nëpër damarët e fjalës

Nëpër gjethet e pyllit me lisa.

 

Të kërkuam në diplomacinë e urtakut

Nëpër gurrat e krojeve,e besën e të parit

Nëpër pellgjet e hënës

Nëpër koridoret e diellit

Mbi valët e cunamit si ëndërr.

 

Të gjetëm në erën e  tymin e barutit

Po të gjetëm në Betimin e luftëtarit

Të heroizmi i deshmorit

Ty, e lumja, e çmuara Liri

Që të pamë në Dardani

Me si friksohëm varrit.