Poezi e poetit Namik SELMANI per poetin Neki LULAJ
Ka disa njerëz si ti
Që ti iu përulesh, dhe pse në gju ndjen dhimbje.
Ua shqipton emrin
Dhe kur qepallat t’i mbyll netëve errësira.
Iu thur poezi e këngë
Me tinguj si purteka e florinjve
Dëshiron t’ua shtrosh udhën me lule a qilima.
Ka disa njerëz
Që i japin jetës tënde mirësinë e vërtetë.
Që është pak,
Për t’i thënë se i ke pririjatar dritësie.
Kur Kërbaçi i jetës të qëllon fort e rreptë
Të vijnë pranë
Me një shpërthim të pamatë energjie.
Ka disa njerëz
Që të japin një qiell tjetër brenda vetes.
E Si në përralla të heqin re dhe vetëtima.
Ti
Bëhesh i vogël para gurgullimës së dejeve.
E në hapat e tu rrëzëllin madhështia.
Ka ca njerëz
Që zgjojnë Diogjenë të tjerë në shekullin modern.
Ani
Pse me një qiri nuk shuhet ligësia e mëkati.
Po kush
Kush do ta hapë kanatet e portës që kërcet?
Kur Fara e Mirësisë thahet dhimbshëm nga acari.
Ka disa njerëz
Për të cilët janë pak dhuratat e shtrenjta.
Ballë Monumentit
Që ngrejnë zemrat si mirënjohje.
Oooo,
Si do të ishte dhimbja, lindja e vdekja,
Pa këta njerëz
Që janë modeli i lakmuar i çdo kohe???
Ka disa njerës si ti
Para të cilëve duhet të thyesh të gjitha pasqyrat
Se ke gjetur atë që të tregon se si duhet të jesh.
Ti
Që ditë e natë bë në radhë penelat, ngjyrat
Më
Jep bekimin e nadh të një dite më të dielltë.
Ka ca njerëz dritëfartë a flugerë.
Në shpirt e në hap të bëhen timonierë.