Me shoqen time Lisa ,sot në pesë vjetorin e vdekjes së atdhetarit të shquar, siç e quanim ne Axha Musli, bëmë homazh pranë varrit të tij në varrezat Maple Grove Cemetery në New York. Me ne ishin edhe shoqja dhe vajza e të ndjerit Musli Mulosmanaj, Servetja dhe Gjuliana.
Edhe pas pesë vjetësh të ikjes në amshim, e ndjejmë thell mungesën e tij. Këtë mungesë na lehtëson vepra kombëtare që na la ne, dhe për ata që do të vijnë pas nesh.
Do ta kujtoj përherë me mall për atdhedashurinë që pati, për bujarinë dhe virtytet e tij si njeri, i cili vinte nga familja e madhe e Binak Alisë që i dha aq shumë atdheut tonë.

Shpirti i tij past dritë!

Me Respekt

Harry BAJRAKTARI
New York