Në Shqipëri vihet re një trend rritës i obezitetit tek femrat dhe meshkujt e rritur. Sipas shefes së Sektorit të Ushqyerjes dhe Sigurisë Ushqimore në ISHP Jolanda Hyska, nëse mbipesha në popullatën shqiptare ka një trend ulje, obeziteti po rritet.

“Nëse do t’i referohemi shifrave do të shikojmë që meshkujt nga 8.5 % kanë vajtur në 13.5 % dhe femrat nga 9.5 % kanë rritjen më të madhe gati në 16.5%. Ajo është pozitive në raport me të dhënat europiane, të dhënat tona janë më të ulëta. Krahasuar me OBSH, por gjithsesi janë shifra të cilat janë alarmante dhe që kërkojnë adresim”.

Dy vitet e pandemisë kanë ndikuar negativisht në popullatë. Sipas specialistëve në këto dy vite pandemi, përveç se u shtua pasiviteti fizik popullata është orientuar më shumë drejt ushqimeve të gatshme të pashëndetshme.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, obeziteti është shkaku i mbi 13 kancerave ndërsa mbi 200 mijë raste të sëmundjeve tumorale në vit i referohen obezitetin.