Thjesht, shpejt, sigurt…
Është fakt! Interneti na e ka lehtësuar aq shumë jetën.
Sot, çdo kush prej nesh mund ta ketë internetin me vete përmes celularit dhe falë tij mund të mbyllim thuajse çdo problem të përditshëm si pagesat e energjisë, ujit, qirasë apo kredisë.
Por ne internetin mund ta përdorim edhe në mënyra akoma më të zgjuara.
Për shembull, për të blerë siguracionin e makinës, shtëpisë, biznesit apo shëndetit.
ONA HAXHIAJ, (Shefe zyre, Departamenti IT në SIGAL UNIQA): “Siguracionin që ju nevojitet tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e shëndetit apo pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg. Kjo ju kursen mund, kohë, dhe para”.
INSTAT raportoi se në vitin 2021, 13,3% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit “e-commerce” dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve.
Larg këtij trendi nuk mund të qëndronte as SIGAL UNIQA Group Austria.
Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon ishte ndër të parat kompani në Shqipëri që ofruan shërbimin e blerjeve online, i cili vijon të rritet me ritme shumë të shpejta. Ndërsa sot ky shërbim është lehtësuar akoma më shumë.
Kushdo që do të blejë sigurimin e automjetit, shëndetit apo pronës ka mundësinë ta bëjë pa qenë nevoja të paraqitet në një zyrë të SIGAL, vetëm me një klikim.
NIKOLIN METAJ, Menaxher për web dhe marketing digjital në SIGAL UNIQA: “Hyni në https://sigal.com.al/online/dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë. Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi”.
SIGAL ONLINE, këtu për t’ua bërë jetën më të lehtë
KONTAKTE:
Web: www.sigal.com.al
Whatsapp: +355 68 60 62 829
E-mail: info@uniqa.al