Nga Agron Shabani

(Duke iu referuar luftës së përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë!)

– Pse (përse) ndodhin luftërat ose konfliktët e ndryshme, sipas politologjisë dhe filozofisë politike?
“Unë nuk mund t’i mësoj asgjë askujt; unë vetëm mund ti bëjë ata të mendojnë
ose logjikojnë.” (Sokrati)
Po jetojmë në një kohë të pakohë, gjegjësisht, në një situatë shokante ose traumatik të shkaktuar nga lufta e përgjakshme, shkatërrimtare dhe dramatike në Ukrainë, e cila i ka prekur, lënduar, trishtuar ose plagosur zemërat dhe shpirtërat e miliarda njerëzve, popujve dhe kulturave të ndryshme gjithandej globit.

Se këndejmi, Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, si duket e nisi ose filloi luftën e përgjakshme dhe shkatërrimtare kundër Ukrainës: Kur e pau, vërejti (hetoi) dhe vërtetoi faktin se në shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë, ushtrinë, policinë dhe intelegjencën e Ukrainës, nuk kishte ngelur më si të thuash asnjë spiun, agjent, kolaborator, vasal, mercenar ose informator i Rusisë.

Ndonëse, edhe parullat, sloganët, banderollat, pamfletët ose recidivët e njohura mesjetare, bolshevike ose ruso-sovjetike mbi ‘Kijevën ose Ukrainën si djep ose seli të shtetit, fesë (religjionit), kulturës ose kishës ruse”(si “Prva Kijevskaja Rasija” etj.) së bashku me parullat ose sloganët e rrejshme ose lajkatare mbi “gjuhën, gjakun, origjinën, gjenealogjinën, kulturën, alfabetin, identitetin, autenticitetin, historinë dhe gjeografinë e njejtë të rusëve dhe ukrainasve, sikur i shpartalloi ose davarisi mengjesi.
Në kuadë të si thuhej :”Operacionit special të ushtrisë ruse mbi denacifikimin ose pastrimin e shtetit, pushtetit dhe popullit të Ukrainës nga elementi nazifashist në veçanti, si dhe nga kolaboratorët ose marionetat e SHBA-së ose Perëndimit në përgjithësi: Presidenti Putin së bashku me admiralitetin dhe gjeneralitetin e tij ushtarak ose luftarak, e filluan luftën e përgjakshme dhe shkatërrimtare kundër Ukrainës!
Duke i bombarduar, vrarë, masakruar dhe bërë rrafsh me tokë popullin, qytetët ose vendbanimët e shumëta gjithandej Ukrainës.
Ndërkaq, Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, në stilin dhe cilësinë e njohur të një juristi dhe aktori të talentuar dhe me përvojë: Ia doli që skenën ose arenën e gjithëmbarëshme ushtarake ose luftaraken në Ukrainë, t’i shndërroi njëkohësisht në dramë, teatër, tragjedi, retorikë dhe oratori të kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente. Duke i bërë kështu të gjithë auditoriumin ose opinionin botërotë të flasin me gjuhën e popullit dhe shtetit të Ukrainës.
Ndaj, mëqe sipas asaj se :”Jeta dhe lufta janë qefë, lezet, teatër ose komedi për ata që i shijojnë dhe zhvillojnë, dhe dramë ose tragjedi për ata që i ndjejnë ose përjetojnë: Në vazhdim (patjetër) duhet cekur ose ripotencuar maksimën ose idiomën e lashtë greke, sipas të së cilës: “Në këtë teatër ose spektakël të madh të jetës, botës, kohës, luftërave të ndryshme ose konfliktëve, gëzimi, hareja ose lumturia, janë vetëm një çast ose moment…Të tjerat janë vetëm vuajtje, mundime dhe sakrifica të ndryshme individuale ose kolektive.
 E sidomos për popujt dhe shtetët e ndryshme nën sundimin, pushtimin, tutelën ose robërinë e huaj!
Pastaj vijnë sëmundja, vdekja, pleqëria….Harresa totale.
Kuptohet, nëse nuk i dilni Zot vetvetës, familjes, farefisit, popullit (kombit) dhe atdheut tuaj të sulmuar dhe në rrezik.
Në të kundërten: “miqtë e mi, qeni nuk e ha dot qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit’, as gjarpëri nuk e sulmon gjarprin; ka paqë mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm “kafshët e larta” njerëzore, politike ose ushtarake, nuk gjejnë dot paqë, qetësi dhe pajtim me njëri tjetrin!” do thoshte dikur Erasimo Roterdamski.
Ndryshe nga kjo, sipas Georg Wilhelm Fredrich Hegeli:” “Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s’i njohin ato.

Ndaj, me lejoni t’i kthehëm thelbit dhe tematikës esenciale ose substanciale të pyetjes paraprake: Pse (përse) ndodhin luftërat oss konfliktët e ndryshme në mes njerëzve, popujve, shtetëve dhe kulturave të ndryshme në kohë dhe hapësirë…?

Duke filluar nga konceptët dhe definicionet e Zhan Poll Startërit….
Siç dihet, Jean Paul Sartëri në shkrimin ose veprën e tij të njohur me titull “Qenja dhe hiçi”: Pos tjerash, sikur i bënë me të qarta dhe me të lakuriquara ose identifikuese idetë, teoritë ose paraftyrimët e ndryshme, sipas të të cilave “speciet ose qenjet njerëzore, nuk mund të mbijetojnë ose ekzistojnë pa luftëra ose konfikte të vazhdueshme kundër njeri tjetrit ose ndaj njëra tjetrës. Kjo për faktin se në shëmbullin ose rastin e mesipërm të Zhan Pol Sartërit :”liria ime, liria jote, liria juaj ose liria jonë, nuk mund të realizohën tërësisht, veçse mbi dëmin, robërinë ose fatkeqsinë e të tjerëve, apo të dikujt tjetër.
U mor vesh se pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptët, idealet dhe vizionet e Sartërit dhe të tjerëve mbi lirinë, drejtësine dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore….
Në kuadër të veprës së tij të papërfunduar me titull “fletushkë rreth një morali të ri” e cila u botua pas vdekjës së tij (1983): Sartëri e mbështet, koncepton dhe anticipon alternativën ose mundësinë e tejkalimit (kapërcimit) të luftërave ose konfliktëve të ndryshme burimore ose bazike në kuadër të mirëkuptimit dhe mirëbesimit të ndërsjelltë ose reciprok si çështje ose aspekte alternative, rekonstruktive, diakronike, determinante dhe paradigmatike. Pse (përse) kjo ?
 Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të luftës ose konfliktit, njeriu, politikani, komandanti ushtarak ose lideri suprem, i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në “instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit global ose universal” (prirja ose deshira e pavetëdijshme për pranimin, akceptimin ose nënshtrimin e vërbër ose instiktiv ndaj atyre gjërave, çështjeve, ngjarjeve ose zhvillimëve të vendosura në menyrë paralele, paraprake, natyrore ose ordinare)-është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, forcës ose fuqisë së njohur ligjore, politike, luftarake ose ushtarake si mjet dhe si qëllim. E sidomos atëherë kur deshirat, vullneti ose qëllimet e individit bëhën pavetëdije globale ose kolektive.
Kështu është edhe në rastin e luftës së përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, ku duhet përmbushur ose plotësuar patjetër epshët, instiktët, nevojat ose kërkesat e ndryshme objektive dhe subjektive të Vlladimir Putinit dhe shtabit (gjeneralshtabit) të tij ushtarak ose luftarak.
Kështu veproi edhe Millosheviçi së bashku me shtabin (gjeneralshtabin) e tij ushtarak ose luftarak -gjatë luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kosovë, Kroaci, Herceg Bosnje etj.
E tërë kjo atëherë pra kur komandantët e luftës së bashku me figurat ose autoritetët supreme, reaksionare, demoniake, satanike ose diabolike të shtetit dhe pushtetit autoritar, totalitarist, militarist, hegjemonist ose ekspanzionist, behën ose shndërrohen në demon ose satan të popullit dhe shtetit, në zeus të luftës, si dhe në maniak, psikopat dhe idiot të familjes.
 Aty pra ku prapa perdëve ose dyerve të mbyllura, gjithëmonë ngelin vetëm të vdekurit, të harruarit dhe të pavarrosurit. Sepse, për demagoget dhe hipokritët e ndryshëm politik dhe ushtarak (luftarak) më më rëndësi janë shifrat ose numrat e pengjëve dhe viktimave të tyre, se sa vlera ose çmimi që paguajnë individi dhe kolektiviteti.
Një digresion:
Siç dihet, konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura ushtarake ose luftarake, janë të varura ose lidhura ngushtë edhe me idetë, konceptët, teoritë dhe doktrinat e fushave ose disiplinat tjera shkencore ose metodologjike të shkencave politike (politologjike), historike, gjeografike, gjeopolitike, strategjike, ekonomike, teknike, mjekësore, psikologjike, sanitare ose farmaceutike etj.
Kështu që idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake, ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral.
Ndërkaq, aftësia ose shkathtësia e njohur komanduese ose intendante, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e formulave ose doktrinave të njohura ushtarake ose luftarake.
 Kjo do thotë se çështjet dhe aspektët e njohura intendante, komanduese, doktrinare, teorike, logjistike, konspirative, strategjike, konvencionale, politike dhe të tjera të luftës, gjithëmonë kanë qenë nën ingerencën dhe kompetencën e Presidenitit, Kryeministrit ose Shtabit të Përgjithshëm Ushtarak ose Luftarak.
Ndërkaq, zinxhiri komandues së bashku me çështjet dhe aspektët e njohura teknike ose luftarake në fushën ose frontin e luftës, zakonisht janë nën ingerencën ose kompetencën e komandantëve lokal dhe rajonal.
Se këndejmi, historia mbi luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake, vazhdon jetë aktuale që nga Antika e largët (e hershme) dhe deri me sot. Duke menduar në luftërat e asokohëshme greko-përsiane, luftëtat e Peloponezit, të Aleksandrit (Lekës) të Madh, luftërat e Romës dhe Kartagjenës, luftërat ose betejat e njohura gjermano-romake,  të Karll Martelit kundër arabëve, të Karlit të Madh (Karl der Große), të Gjergj Kastriot-Skënderbeut kundër turqve osmanlinjë, të Lujëve (Luigjëve) dhe Bonapartëve të Francës, Yorkëve dhe Lankasterëve të Anglisë (B. Madhe), të Gjorgj Uashingtonit në SHBA-s, lufèrat mesjetare të kryqzatave dhe kështu me radhë sfond.
Ndërkohë që idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18)  dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë.
 Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitz, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Xh. Sorelit, W. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional), në nivel botëror ose interkontinental etj. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.
Aty i kemi edhe shkencat ose njohuritë e njohura ushtarake ose luftarake ( si taktika dhe strategjia ushtarake ose luftarake, aftësia ose shkathtësia e njohur operative, morali, pèrvoja, tradita dhe historia e njohur ushtarake ose luftarake, gjeografia dhe topografia etj.), teknika e njohur ushtarake ose luftarake, balistika, kibernetika, teknika dhe mekanika e përdorjes së eksplozivit dhe municionit luftarak ose ushtarak, doktrinën dhe teorinë e njohur civile ose qytetare, politikën, filozofinë, sociologjinë dhe psikologjinë e njohur ushtarake ose luftarake, andragogjinë, pedagogjinë dhe akademitë ushtarake, intendancën dhe prapavinë ushtarake ose luftarake, finansat, ekonominë dhe logjistikën ushtarake ose luftarake, mjekësinë (medicinën), epidemiologjinë, neuropsikiatrinë dhe kirurgjinë e njohur ushtarake ose luftarake etj.
Ndryshe nga kjo, shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: E bënë të mundur edhe përsosjen ose modernizimin e industrisë ose teknologjisë luftarake nga armët konvencionale ose klasike në armë ose teknologji të sofistikuar nukleare ose atomike.
U mor vesh se,, të kërkosh ose të pritësh nga ata që i kanë bërë ose zhvilluar luftën ose konfliktin, se do e bëjnë edhe paqën ose pajtimin: Të duket e njejtë, analoge ose identike me imagjinatën ose fantazinë fetare ose eshatologjike sipas të së cilës, rolin, misionin ose funksionin e njohur të kirurgut dhe anesteziologut të specializuar dhe kompetent, tek pacientët e semurë dhe në nevojë: Jo rrallëherë mund të lozin ose zëvendësojnë edhe klerikët e ndryshëm dogmatik, demagog ose hipokritë me anë të dehjeve, hipnozave ose “terapive” të ndryshme fetare, dogmatike, shamanike, eshatologjike, agnosticiste etj.

Feja ose religjioni janë shqisa, ndërsa arsimi, shkenca, edukata dhe kultura, janë mendja (truri) ose gjeniu i njerëzimit.

Shpirti, mendja (intelegjenca), dashuria dhe mençuria e njeriut, janë përgjigja me sublime dhe relevante ndaj qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonë.

Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe intelegjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit njerëzorë.

Në instancë të fundit, sipas Sharl Bodlerit dhe mendimtarëve të tjerë: Gjithëçka që është e bukur, e dashur, e mençur dhe fisnike, është frutë (frytë) i vetëdijes, ndërgjegjës, arsyes, kulturës dhe edukatës.

Në fakt, e pandërgjegjëshmja, iracionalja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar, burimuar dhe derivuar prej “egos”, “libidos” ose vetkënaqësisë së pastër personale ose individuale që interferon dhe reflektohet drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste ose egocentrike në esencën ose substancën e saj, do thoshte Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato “artificiale” që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si shteti, pushteti, kisha, ushtria, xhandarmaria (policia), politika, diplomacia, mediet etj.
Duke iu referuar shkencave politike:
Politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe të tjera në kuptimin e njohur aksiologjikë (diçka me vlera, parime dhe postulime të larta shkencore ose humaniste), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike etj.
Se këndejmi, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të shumëta politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike, konjukturale, nomenklaturale, ekonomike, konceptuale, ideologjike etj.
Ndonëse, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (
shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t’i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, lufta, populli (kombi), etnia, shteti, pushteti, historia, religjioni, utopia etj.
Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.
Ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot.
Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit mbi si thotë “të drejtën legjitime, natyrore ose absolute të autoritetëve të larta të shtetit dhe pushtetit mbi të tjerët”, kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond.
 Karl Manheim në veprën e tij me titull “Ideologjia dhe Utopia”(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike, të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?! “
Pa i harruar këtu revolucionin, evolucionin, bihorvinizmin, primordializmin, pragmatizmin, konstruktivizmin dhe modernizmin e njohur amerikan etj.
Ndaj, sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike, në ‘masivin’ ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të ‘lidhura nyje’ me njëra tjetrën në bazë të ‘lidhjeve të padukshme’ për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga ‘kopshiti’ i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Duhet ditur se cili është caku ose ‘ylli polar” i një politikani, strategu ushtarak, diplomati ose kryediplomati.
Të gjitha këto së bashku, në forma ose mënyra të ndryshme eskterne ose eksplikative, sikur i bëjnë imediate ose aditive politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, profesionale, intelektuale dhe intelegjente në rastin e luftës dramatike në Ukrainë së bashku me fillimin e dialogut të pashmangshëm në mes Rusisës dhe Ukrainës me moderimin, kujdestarinë ose sponsorizimin e njohur ndërkombtar.
 Cili është roli, funksioni, narracioni dhe misioni i filozofit ose filozofisë politike në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz?
 Për të njohur dhe kuptuar me mirë luftën dhe politikën së bashku me zhvillimët, procesët, problemet ose fenomenët e ndryshme shoqërore, qytetare, shtetore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, gjegrafike, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike etj.. , në radhë të parër duhet njohur dhe kuptuar filozofinë së bashku me shkencat ose disiplinat tjera si: Ontologjia ose Metafizika-të cilat i studiojnë dhe analizojnë bazat ose themelët e ndryshme shpirtërore, materiale, njerëzore, natyrore dhe mbinatyrore të realitetit të përgjithëshëm.
Metafizika si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë, për herë të parë do bëhet e njohur në shekullin e parë (I) -para epokës së re.
 Aristoteli, metafizikën ose disiplinën e parë shkencore ose metodoligjike mbi realitetin e përgjithëshëm ekskursivë dhe diskursivë, do e quante si filozofi të parë elementare ose teologji.
Ndërkaq, mendimtari ose filozofi i shquar gjerman, Kristian Volf (Christian Wolf) do e veçoi ose cilësoi ontologjinë si metafizikë të përgjithëshme nga të gjitha metafizikat tjera siç janë psikologjia, religjioni, kosmologjia, mondalogjia etj.
Se këndejmi, qenja ose materia janë mbiquajtur ose paramenduar si baza ose themele kryesore të krijesës, ekzistencës dhe realitetit të përgjithëshëm.
Pa i harruar këtu edhe idenë e Platonit, qenien ose krijesën e Aristotelit, shpirtin dhe materien e Dekartit, fenomenologjinnë e shpirtit së bashku me frymëm ose ekzistencën absolute të Hegelit, fenomenologjinë e natyrës të Husserlit, vullnetin ose deshirën e pashuar për fuqi ose pushtet të Niçës, kantizmin, ekzistencializmin etj.
Epistemologjia ose teoria e njohjes:
Epistemologjia ose Gneseologjia e ka kuptimin e idesë ose teorisë së njohjes së gjithëmbarëshme të tërë asaj që është ashtu siç është. Duke i nënkuptuar këtu edhe ligjet, procesët dhe fenomenët e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore.
Si njeri prej themëluesve ose arkitektëve të parë ose kryesorë të epistemologjisë ose gneseologjisë, konsiderohët Gjon Loku (John Lock) -filozofi i njohur anglez.
Termi ose nocioni i epistemologjisë ose gneseologjisë e kanë origjinën e tyre etimologjike nga greqishtja e vjetër “gnosis” dhe “episteme” ( njohuri ose dituri).
Logjika ose disiplina e njohur shkencore ose filozofike mbi njohuritë ose dituritë themelore ose elementare, të termëve, nocionëve, ideve, teorivë, formulimëve, konceptëve, mendimëve, gjykimëve, veprimëve, reagimëve dhe vendimëve të logjikshme ose racionale etj.
Aristoteli njihet si themelues i logjistikës (deduktive), ndërsa Frënsis Bekoni i logjikës (induktive).
Etika, apo filozofia e moralit të përgjithshëm njerëzorë ose qytetar:
 Kontributin më të rëndësishëm ose kryesorë në fushën e gjithëmbarëshme të etikës e kanë dhënë Sokrati, Platoni, Aristoteli, Immanuel Kanti, John Stuart Milli etj.
Aty i kemi edhe filozofinë e politikës ose filozofinë politike, politikën filoozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimëve, virtytëve, premisave ose postulimë të njohura shkencore ose humaniste), estetikën (disiplinen mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.),  antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë) dhe kështu me radhë.
Ndërkohë që drejtimët ose orjentimët e njohura metafizike ose ontologjike, parasegjithash janë të ndërlidhura ose ndërlidhura me aksionin ose interaksionin e njohur social, ose antropologjiko-epistemologjik dhe antropologjiko-gneseologjik etj.
Duke i veçuar këtu në menyre komparative ose kontemplativo-analitike monizmin, dualizmin dhe pluralizmin së bashku me idealizmin, materializmin, ekzistencializmin, spirtualizmin, sensualizmin, semantizmin, religjionizmin ose klerikalizmin, skepticizmin, dadaizmin, dogmatizmin, empirizmin, racionalizmin, iracionalizmin, fiksionalizmin, intuicionizmin, misticizmin, voluntarizmin, volonterizmin, nihilizmin, hedonizmin, oportunizmin, konformizmin, realizmin, surealizmin, liberalizmin, neoliberalizmin, kriticizmin, neokantizmin, biehorvinizmin dhe kështu me radhë.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë ekskurs diskursiv.
Kjo mbase është një sintezë e njohur shkencore ose filozofike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme? Dhe, kjo patjetër na shpien ose drejton drejt dyerve të qytetërimit evroperëndimorë, ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij janë: kultura dhe civilizimi i njohur ( antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Janë pra këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi.
 Ndërsa, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë përmes edukimit empirik dhe modernist, do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit.
Vetëm duke u ngritur, avansuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit modernist ose empirik, qenia njerëzore, qytetare, kultuore ose politike, do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor dhe t’i mbarësojë edhe fatet e të tjerëve.
Vetëm përmes edukimit, personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshusra natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.
Edukata, kultura, emancipimi dhe arsimimi i mundèsojnë njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, që flet dhe komunikon.
Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukata, kultura, emancipimi ose arsimimi. Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije dhe arsimim dhe kështu ta zë statusin e vet prej subjekti dhe të sjellë vendime të arsyeshme në çështjet themelore ose esenciale si vlera të larta njerëzore (qytetare), kulturore dhe politike.
Me fjalë tjera, si vlerë madhore e filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfaredoqoftë. Por, në identifikimin, qartësimin, shquarjen (afirmimin), artikulimin dhe postulimin e ideve, teorive, konceptëve, definicionëve, nevojave, kërkesave, idealeve, interesave dhe vizionëve te përgjithshme individuale dhe kolektive në domenin ose kontekstin e  mesipërm metafizik, ontologjik ose gnesologjiko-epistemologjik si baza ose themele kryesore mbi të cilat gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirëm e njohur të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.
U morr vesh se të kërkosh definicion ideal ose final të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdolloj gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar.
Duhesh të keshë aftësi, sens dhe frymëzim aristotelian ose platonik për t’i njohur, kuptuar dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme objektive dhe subjektive që ekzistojnë edhe në demokracitë më të larta të Perëndimit.
Koncepti elitar dhe egalitar mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjik, apriori nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit ushtarak (luftarak), social dhe atij antropologjiko-epistemologjik (ose antropolitiko-antropohistorik) etj.
 Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të parashtrohet ndonjëherë. Duket se e tërë etika, politika, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë fenomen diskursiv.

Se këndejmi, as idetë, konceptet ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Jo, sepse, idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante.

Ndryshe nga kjo, pikërisht përmes një koncepti, narrativi ose definicioni esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit si ‘cityoen global ose universal’ ose ‘burgerosi të lartë politikë’, do mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë personal ose individual, edhe dimensioni i përgjithshëm i qenieve shoqërore (qytetare), kulturore, shtetrore, nacionale, politike, ushtarake etj.
 Sepse, personi ose individi vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke e njohur dhe pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre qytetar, kulturor, shtetror, nacional, politik, ushtarak, social, ekonomik etj.

Lidhja e tyre me të tjerët mund të bëhet vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin.

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar dhe kulturuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare, kulturore dhe politike, ku edhe “unë” edhe “ti”, edhe “ne” edhe “ju” ose edhe “ata” dhe “ato”: Do i gjenim ose zbulonin paqen sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë së synuar ushtarake, politike, partiake, shtetrore, nacionale, historike, gjeografike, natyrore, dialektike etj.
 Ato vlera dhe parime që duhet arrirë ose realizuar patjetër. Sidomon vlerat, idealet, vizionet dhe atributët e njohura të qytetërimit modern ose bashkkohohor si liria, barazia, drejtesia dhe racionaliteti si udhërrëfyes për individin dhe kolekzivitetin.
Sidomos për drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, fetare, kulturore, historike, gjeografike etj… si mjete ose instrumente kryesore për ndërtimin e një bote dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare ose demokratike ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet. Duke i zëvendësuar ose substituuar ato me anë të dialogut, komunikimit ose diskutimi si burime të vetme ose kryesore për konsenzusin ose kompromisin e preferuar shtetror, nacional, qytetar, kulturorë, politik, diplomatik etj.
Një shtet ose komunitet politik, shquhet, identifikohet dhe definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së konflikteve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit, dialogut ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta.
Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të kulturës politike ose diplomatike, i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore.
Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi dhe shteti, është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre.
Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit; është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e tyre etj.
Çfarë (çka) duhet ditur? (Kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndetshëm); Çfarë (çka) duhet bërë ? (Kritka e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe Çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? ( Kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjik dhe gneseologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu ?
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura : Çfarë (çka) guxojmë të dijmè?, çfarë (çka) guxojmë të flasim, shkruajmè dhe mendojmë ?, si dhe çfarë (çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë sonë…?
 Ndaj, në kontekstin e mesipërm filozofik ose metaestetik, si të thuash të të gjitha kahet, orjentimet ose drejtimet e mundshme shoqërore, qytetare, politike, filozofike, sociale, societale dhe të tjera, në instancë të fundit ndodhën të përmbledhura, ravijezuara, konturura, sintetizuara, profilizuara dhe konvencionalizuara ne dy drejtimet e njohura shkencore dhe filozofike. Në drejtimin e njohur idealist dhe në drejtimin materialist. Respektivisht, në Idealizem dhe Materializem. Nga materializmi ekzistojmë, ndërsa nga idealizmi jetojmë dhe vdesim për idealet tona individuale dhe kolektive.
Ndërkohë që nga Idealizmi dhe Materializmi rrjedhin dhe zhvillohen si të thuash të të ligja luftërat, konfliktët dhe pajtimet e mundshme politike, klasore, sociale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë u mundshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit.

Kjo për çastin ose momentin, sikur iu mungonë politikës dhe diplomacisë ruse.

ASh (vazhdim)