Nga Agron Shabani

-Dhe, kur rrena (gënjeshtra) i ka këmbët e shkurtëra!

Siç dihet, shumë kohë para politikës, bixhozit dhe prostitucionit iu ra hise për të qenë “artët” ose zanatët (profesionet) më të kërkuara dhe preferuara në botë.Ndaj, ‘të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose çifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më asgjë nga askush, për t´i  ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)

Nuk e di dhe s’e besojë aspak, nëse mund të quhet vlerë edhe ajo kur bixhozi, prostitucioni, homoseksualizmi (pederizmi), lesbizmi ose transeksualizmi së bashku me komplotin, shantazhin dhe spiunazhin, mbrohen dhe garantohen me ligjë?!

Ndërkaq, heronjt, çlirimtarët ose patriotët e lartë shtetror dhe nacional, burgosën, arrestohen, paditën, akuzohen, linçohen, kriminalizohen ose ndiçën me ligjë.

E sidomos atëherë kur prehën fatet dhe tabelat e ligjëve së bashku me gjeografinë ose gjeometrinë e stisur të kombit dhe atdheut të çliruar bashk me ata që kinse të kanë ndihmuar dikur për t’u çliruar, pavarësuar ose shtetformuar.

Jo, sepse aty janë edhe ata që shtrijnë qafen dhe ulin kokën e tyre bosh, përposhtë të së cilës, prehën ose këputën kokat e mençura, krenare dhe kryengritëse të kombit dhe atdheut.

Prandaj, psikologët e specializuar dhe kompetent në fushat e njohura të psikologjisë kognitive ose analitike, janë të mendimit se heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t’i shmangur ose injoruar ato.

Ndaj, “mos koleksiononi dhe fiksoni gjëra të kota ose fare boshe! Zgjidhni dhe koleksiononi çaste dhe momente të këndshme në jetën tuaj…Fytyrën dhe sytë e bukur, trupin dhe shpirtin e dashur të atyre që i doni (duani) mëse shumëti…Flegërat e buzëve së bashku me buzëqeshjet që shpërthejnë në një çast ose moment kulminant. (Claudia Marangoni)

Ndonëse, është dëshmuar shkencërisht se personat ose individët e ndryshëm me edukatë, kulturë dhe intelegjencë të ultë, e kanë mëse të vështirë të jetojnë të lumtur ose të kënaqur me vetvetèn e tyre, si dhe me të tjerët.

Pse (përse) ndodhë kjo?Kjo ndodhë në radhë të parë për faktin e njohur sipas të cilit: njerëzit e paditur, inferior, stupid, nebuloz, demagog, hipokrit, malicioz ose jointeligjentë, e kanë një “tendencë mizore” ose “misterioze” për të gjykuar ose paragjykuar së tepërmi çdo njeri (person) si dhe çdo aspekt të jetës së tyre dhe të tjerëve.

Ata rrallëherë i shohin njerezit, figurat, personalitet, ngjarjet, zhvillimët ose situatat e ndryshme shoqërore (qytetare), fetare, kulturore, politike, diplomatike, ushtarake (luftarake), sociale, ekonomike etj., ashtu siç janë… Me tone, ngjyra ose simbole të preferuara reale, racionale ose dialektike.

Sepse, ata i “studiojnë” dhe “analizojnë” ato me epshe, instikte, emocione, fobi, paranoja të ndryshme, urrejtje ose xhelozi, derisa të gjejnë diçka jo të mirë, jofunksionale, joekuivalente, jovalide, jorelevante, jopozitive ose jooptimiste në to.

U mor vesh vesh se mendimi iracional ose negativ, fobia, paranoja, urrjejta dhe xhelozia e tepërt ndaj dikujt, nganjëherë janë pengesë e madhe për shëndetin e gjithëmbarëshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikofizik të personit ose individit.

Prandaj edhe ekziston fraza ose metafora e njohur se “cinizmi, injoranca dhe padituria nganjëherë ndoshta janë shpëtim dhe lumturi për ata që kanë probleme shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike) etj.

 E kemi cekur shpesh së jetën ose skenën e përgjithshme shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale dhe politike të Kosovë, gjithëmonë ose vazhdimisht e kanë dominuar ose karakterizuar tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se janë shaqur, reflektuar ose interferuar drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit, me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë ose vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për Kosovën dhe shqiptarët.
 Kështu që jeta ose bota e gjithëmbarëshme institucionale dhe politike në Kosovën e paraluftës dhe pasluftës, shpeshherë ose vazhdimisht i kanë ngjarë (ngjasuar) një klinike ose spitali ku çdo pacient sikur ka qenë i udhëhequr ose zotëruar nga ideja përverse, amoroze dhe bizantine për të ndërruar shtratin (krevatin), karrigën (fotelën) dhe personelin e klinikës me një shtrat, karrikë (fotele) dhe personel tjetër, të përkthyer në aleat ose partner shteti dhe pushteti.

Ndërkohë që ajo situatë e rëndë dhe tepër deprimuese, sikur i ka bërë të vuajnë ose lëngojnë nga e njëjta sëmundje ose diagnozë, edhe pacientët, edhe personelin mjeksor të klinikës.Në atë vetmi, mjerim ose izolim të madh, liderët ose politikanët kosovar, shpesherë e kanë ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer popullin (elektoratin), shtetin, dhe në fund njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre!

Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, indolenca, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kleptomania, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente nga hakmarrja, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë…Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.

Në “pejsazhin” ose “mozaikun” e rrënimit (shkatërrimit) të përgjithshëm, nderi, morali, virtyti, dhe saktësia, sipas Samuel Beketit dhe Anatoli Francit, janë vetëm sinonim ose “psedonim hyjnorë” ose “profetikë” të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti të nënshkruajë.

“Nderi, morali, deali dhe virtyti kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena dhe tradhëtia, kanë shumë fytyra dhe shumë maska.” (Viktor Hygo)

Se këndejmi, nuk ka filozofi as politikë kosovare ku çdo ditë e jetës ose botës sonë nën robërinë dhe tiraninë serbiane, të mos jetë konsideruar si ferr ose një burg i madh.

Ndaj, nuk ka njeri ose politikan normal në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, nuk reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët në kohën e regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit (Rankoviçit dhe Millosheviçit & Company) -jetonin në burg (robëri), tirani, marrëzi dhe hipokrizi totale ose absolutiste. E sidomos atëherë kur popullit (kombit) dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë, dikund thellë në fytë dhe në shpirtë.

U morr vesh se edhe të të ashtuquajturat “elitat” ose “par-exelèncat” e ndryshme pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë, në pjesën esenciale ose substanciale të tyre ishin ose janë të ngritura dhe promovuara nga “brumi”, “materia” ose “derivatët” e proviniencave ose reminishencave të ndryshme politike ose parapolitike. Gjegjësisht, nga mentaliteti, recidivet, fiksionet ose trashëgimia e njohur autoritare dhe totalitariste e”sistemit”(regjimit) të meherëshëm autoritar, diktatorial, despotik, feudal, skllavopronar  dhe kështu me radhë…Duke i përvetësuar, kopjuar, zbatuar ose aplikuar në këtë vorbullë edhe metodat e njohura udbiste, komplotiste, konspirative, dekonspirativiste, borxheze, kullake, skllavopronare, fuedaliste, imperiale ose kolonialiste të regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit.
Sidoqoftë, njerëzit normal dhe raional, më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralën e dhunës, terrorit, komplotit, shantazhit dhe terrorit psikologjik, subverziv dhe propagadistik!
Në të kundërten, në një shtet, pushtet ose sistem jo të lirë, joqytetar ose pseudodemokratik, ti mund të linçohesh, izolohësh, qortohësh, vritësh ose denohësh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë.
Ligji, shpata, paraja (kapitali), pushteti dhe polici, na qenkan kthiza (kërthiza) ose boshti i globit dhe fuqia e tyre qenka (qenkësh) absolute!
Apo, në menyrë që shkëlqimet e dritave, ngjyrave, simbolëve, parullave ose sloganëve të subjektit ose pushteti tuaj, të jenë sa me të pranishme, dehëse ose impresive para popullit ose elektoratit tuaj, minxyra ose shtëllunga e territ ose errësirës së përgjithshme në taborrin rival ose kundështar, duhet me qenë sa me të dendura, të trasha, dhe gjithëmonë të pranishme ose efektive në kuptimin afektivë. (Parullat e njohura borxheze, skllavopronare ose feudaliste.)
U mor vesh se aty dhe atëherë kur historia, shkenca, kultura, informimi, politika, diplomacia etj., bëhen punë, mision ose obligim i gjithëkujt, atëherë ato nuk janë më në dorën ose kompetencën e askujt. E sidomos aty ku ka konfuzion, kaos ose anarki mendimësh ose opinionësh të ndryshme ‘pro & contra’!
Të dishë ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia dhe ekistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetrore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiçësh ose sakrifikosh për to si njeri, intelejtual, kulturolog, lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe.
Por, ia që në Kosovë dhe Shqipëri, ligjin dhe policin hëpërhë e bëjnë nentoka dubioze, politike ose parapolitike, gjegjësisht, strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta, kolportiste, insubordiniste ose kolaboracioniste me ” etërit” ose “baballarë” e ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë. Forcat” e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose parapolitike si “degë” ose”nëndegë” të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj. Qarqët, gjegjësisht, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me “njerëzit e fortë” të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. Rrjetët ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, personalizimin, absolutizimim dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit dhe moralit të gjithëmbarëshëm shtetërorë, nacional, fetarë dhe kulturorë nga ana e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm nebuloz, stupid, debil, bedel, reaksionar, dogmatikë dhe diabolik, të cilët janë edhe pënguesit ose sfiduesit kryesor të ndarjes së domosdoshme të fesë (religjionit) nga shteti dhe nga kombi për qëllime të ndryshme klanore, profiteriste, karieriste dhe të tjera.
Paradoksi tjetër (shqiptar ose kosovar) i radhës është ai se “borxhezët, feudalistët, skllavopronarët ose aristokratët e ri” pushtetmbajtës ose pollitik, vazhdimisht kërkojnë votat e tyre. Votat e njerëzve të varfër ose shtresave me të ulëta dhe skmanore që  duhet të votojnë dhe punojnë për ta!!!
Në të kundërten, bëmat dhe gjëmat e tyre ndaj shqiptarëve, gjithëmonë janë kobzeza ose ugurzeza.
Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe patologjisë individuale dhe kolektive të një shteti, populli ose kombi të tërë.
Thuhet se njohja e vetvetës, iu mbronë nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkatëve, gabimëve, cemëve dhe deficitëve tuaja shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale, kadrovike dhe të tjera, iu mbronë dhe shpëton nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj..

Ç’është e vërteta, të gjithë ata që për vite ose dekada të tëra i kanë vjelur frytët (mjetët) dhe gëzuar të gjitha privilegjet dhe benificionet më të larta në kuader të sistemit ose regjimit udbist, monist ose jugokomunist nën ish Jugosllavi, sot prap janë të involvuar, karrabythur ose inkorporuar në të gjitha hallkat dhe zinxhirët kryesor të shtetit dhe pushtetit kosovar, tani e me tepër se 3O vjet rrjesht.Bile, shumë prej tyre i keni edhe në ballë të rrjeshtit ose kolonës “çlirimtare, shtetformuese dhe patriotike” në Kosovë dhe gjithandej.

Ky mbase është edhe problemi kryesor i Kosovës për çastin ose momentin.

U mor vesh se në Kosovë (dhe Shqipëri) ekstremet e njërës dhe palës tjetër, ngelën të pranueshme, miqsore dhe analogjike mes veti, pasiqë ato vazhdimisht aplikojnë ose praktikojnë mjetët ose metodat e njejta komplotiste, mashtruese ose jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre.

Kështu që e majta ekstreme, radikale,  “revolucionare” ose neokomuniste, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, janë shëndoshë e mirë dhe në këmbë (paterica) të forta.

E tërë kjo falë “kontributit kolosal dhe titanik” të SHBA-së ose Perëndimit, të cilët, si duket nuk mund të iu ndihmojnë as shërojnë kurrë pa iu bërë pacient ose klient te varur dhe nështruar prej tyre…?!

U mor vesh se falë atij morali te dyfishtë: “shtresa e lartë e aristrokracisë ose borgjezisë së re shqiptare” janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, qeveri, parlament ose në parti politike, kurse, pjesa më e madhe është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ose ambulant.

Përderisa, ajo “pjesa tjetër” e mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët), pushtetin dhe shoqërinè, përbëhet nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët univerzitar, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët etj.

Në këtë vorbullë Kosova së bashku me paradokset, anomalitë dhe patologjitë e saj reaksionare dhe anakronike, ka shumë kohë që është shndërruar në bisnes, eldorado, apo në “tokë të premtuar” ose, të askujt, për shpërlarje parashë, bisnesësh dhe llogarishë të panjohura (misterioze) për publikun ose auditorin e gjërë.

Me fjalë tjera, politikanë e ndryshëm ditor ose periodik në Kosovë dhe Shqipëri, janë arketip ose prototip politikanësh jokurrizor ose të pa dinjitet dhe integritet, që i zhvaten, imponohen dhe nënshtrohen vazhdimisht llupës, diktatit dhe monopolit të jashtëm adminitrativ, juridik, politik, ushtarak, policor, finansiar, tregtar, ekonomik etj. E sidomos “aristokracisë” ose “borxhezisë së lartë” të Beogradit, Moskës, Stambollit, Brukselit ose Washingtonit.

Duke iu referuar shkencave politike:
Politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe tè tjera në kuptimin aksiologjik (“axios”- diçka me vlera, parime, narrativa dhe postulime të larta shkencore ose humaniste)  antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike dhe të tjera.
Se këndejmi, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të shumëta politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, konjukturale, nomenklaturale, ekonomike, konceptuale, ideologjike etj.
U mor vesh se termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (
shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t’i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, lufta, populli (kombi), etnia, shteti, pushteti, historia, religjioni, utopia etj.
Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.
Ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot.
Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit mbi si thotë “të drejtën legjitime, natyrore ose absolute të autoritetëve të larta të shtetit dhe pushtetit mbi të tjerët”, kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond.
 Karl Manheim në veprën e tij me titull “Ideologjia dhe Utopia”(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike, të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?! “
Ndonëse, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë: “Ekzistojnë dallimët themelore ose substanciale në mes popujve ose kombëve të dikurshme mbretërore, dinastike, perandorake ose kolonialiste me seli në Londër, Paris, Madrid dhe Lisabon (Lisbonë), kombëve të lashta ose klasike, kombëve kulturore, industrale dhe teknologjike, si dhe “kombëve të reja” artificiale ose johistorike etj. Pa i harruar këtu revolucionin, evolucionin, bihorvinizmin, primordializmin, pragmatizmin, konstruktivizmin dhe modernizmin e njohur amerikan etj.
Ndaj, sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike, në ‘masivin’ ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të ‘lidhura nyje’ me njëra tjetrën në bazë të ‘lidhjeve të padukshme’ për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga ‘kopshiti’ i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Ndaj, duhet ditur se cili është caku ose ‘ylli polar” i një politikani, strategu ushtarak, diplomati ose kryediplomati.
Të gjitha këto së bashku, në forma ose mënyra të ndryshme eskterne ose eksplikative, sikur i bëjnë akoma më të komplikuara dhe të paqarta zhvillimët e përgjithshme në Kosovë së bashku me vazhdimin e dialogut të gjatë ose maratonik në mes Kosovës dhe Serbisë me moderimin, kujdestarinë ose sponsorizimin e UE-së.
Umor vesh se Gjiganti i njohur industrial ose ekonomik i “Trepçës” së bashku me Ujmanin si dhe asetët ose resursët tjera kosovare, do jenë kryefjala, kryeformula ose kryesinteza e dialogut në fjalë në mes Prishtinës dhe Beogradit, e jo “liberalizimi i vizave” ose “integrimet e Kosovës në UE, Nato, OKB” etj. Brroçkulla….Bla-bla-bla ose tra-la-la!
 
Gjermania, Franca, Italia ose UE-së, kanë interes dhe nevojë të madhe për rrogëtar, hamallë, gipser ose murator të ri nga Kosova, Shqipëria, Ballkani, Rusia, Ukraina, Turqia, Azia, Afrika etj.
 
Ndaj, sa të mjerë, sa të marrë, sa abstrakt, sa absurd dhe inferior janë disa njerëz ose politikan shqiptar ose kosovar! Kurrë nuk kënaqen ose krenohën me lirinë (çlirimin) që ua sollën diku UÇK-s nga toka dhe Natoja nga qielli, por gjithëmonë kërkojnë një liri tjetër inflatore dhe inflamatore që nuk e kanë dhe nuk do e kenë kurrë!
Mjafton që ajo “liria tjetër dhe ideale” për ta, të mos ketë vulën (protokolin) ose emblemën e UÇK-së, por të dikujt tjetër, që të dehën, kënaqen ose ushqejnë mendjen dhe shpirtin e tyre të acidizuar, sulfuruar ose karbonizuar me “lirinë tjetër”….Lirinë e huaj ose joshqiptare! Shih ti!

Kështu që duke kërkuar lirinë e shprehjes ose lirinë e fjalës, disa atje nuk e kanë madje as lirinë e mendimit dhe gjykimit të drejtë ose racional.

Ç’t’u bësh atyre që ende e pandehin dhe preferojnë heshtjen ose urtësinë e dikurshme hamletiane ose makiaveliste.
Duke pritur, besuar ose shpesuar se ajo ” liria tjetër” një ditë do mund të zbres ose pikoi nga qielli ku ka “banuar” ose dimëruar për aq shumë kohë!?
Pacifistët mashtrues ose lajkatar, sipas Uinston Çërçillit, nuk janë asgjë tjetër, pos demagog, hipokritë, hedonist, utopist ose makiavelist të parikuperushëm që përpiçën t’i mirëmbajnë ose ushqejnë krokodilët (aligatorë) e ndryshëm me shpresën se krokodilët ose aligatorët, do i hanë ose kafshojnë të fundit “profetët e paqës dhe durimit” ose pacifistët.
Në këtë prizëm, përtej “dyshimit” ose “mosbesimit (ateizmit) të madh” në mes “profetëve të paqës” dhe ‘apostujve të lirisë”: E “vërteta pacifiste” mbante (barte) të njëjtat lidhje, raporte ose marëdhënie fillestare dhe ‘ateiste’ në raport me të “vërtetën luftarake ose uftarake” të “apostujve të lirisë”!
 Dhe, kush fitoi nga ajo “luftë infernale” ose ciklike në mes “krahut institucionalist” ose “pacifist” të LDK-s dhe “krahut çlirimtar ose ushtarak” të UÇK-s…?
Fituan oligarkët e ndryshëm politik dhe parapolitik, gjegjësisht bosët e nëntokës, krimit të organizuar, trafikut, kontrabandës, korrupsionit dhe prostitucionit të çfarëdollojshëm, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, të cilët sipas burimëve të ndryshme të informacionit, nepër trezorët ose filalet e bankave të ndryshme të Turqisë dhe Qipros (së kontrolluar nga turqit)-i kanë të liferuara dhe deponuara me tepër se 2.5 milard euro ose dollar amerikan, të vjedhura ose plaçkitura nga buxheti i varfër shtetror dhe nacional i Kosovës, si dhe nga ndihmat ose donacionet e shumëta të diasporës shqiptare dhe të komunitetit ndërkombtar, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Dhe, cili ishte (qe) çmimi?: Ngritja ose restaurimi i xhamive, mejtepëve dhe hamamëve mesjetare turko-otomanike së bashku me kontrollin ose monopolin e plotë të Turqisë në ekonominë, finansat, investimet dhe tregun kosovar, në këmbim të miliardave të fshehura ose deponuara nga ana e oligarkëve ose miliarderëve politik ose parapolitik të Kosovës nepër bankat ose filiallat turke etj.
Se këndejmi, sipas Erich Frommit, njerëzit e thjeshtë, të paditur, stupid, nebuloz, mediokrit, cinik, injorant ose të pazakonshëm, në pozita ose funksione të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike dhe të tjera, janë rreziku më i madh dhe kryesor për popullin, shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare.
“Kur ikin ose largohën të mençurit, të diturit, trimat ose heronjtë e vërtetë nga skena, atëherë ngjitën ose ngritën kllounët ose të pamerituarit” (Henrich Heinne)
Të udhëheqësh ose qeverisësh, do thotë të zgjedhësh dhe pranosh diçka në mes avantazhit dhe disavahtazhit.
U mor vesh se popujt (kombet) dhe shtetët e ndryshme, sipas filozofisë kristiane ose perëndimore, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit.

Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, gjithënjë sipas filozofisë kristiane, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit ose fenomenologjisë së natyrës, dhe mbijetesës ose ekzistencës së shpirtit dhe intelektit.Kemi vuajtur dhe sakrifikuar shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të mbijetesës ose ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.

Respekti, besimi dhe dashuria e përjetshme ndaj kombit dhe atdheut, ishin si të thuash përgjigja më e shëndetshme dhe dialektike ndaj qenies, materies, krijesès dhe ekzistencës sonè. Ndërkaq, heroizmi, vetëflijimi dhe sakrifica sublime për to: Vula ose protokoli i mbijetesës dhe ekzistencës sonë si shtet, si popull, apo si komb.

Po e ceku prap se nuk ka filozofi as politikë kosovare ku çdo ditë e jetës ose botës sonë nën robërinë dhe tiraninë serbiane, të mos jetë konsideruar si ferr ose një burg i madh.

Ndaj, nuk ka njeri ose politikan normal ose racional në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, rezonon, reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët në kohën e regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit (Rankoviçit dhe Millosheviçit & Company) – jetonin në burg (robëri),ferr, tirani, marrëzi dhe hipokrizi totale ose absolute. E sidomos atëherë kur popullit (kombit) dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë, dikund thellë në fytë dhe në shpirtë.

Por, ja që nga ferri, burgu, tirania dhe mizoria serbiane, Kosova dhe shqiptarët, si “pa pritur dhe pa dashur” as vet: Rrëshqiten ose u zhytën në një sundim ose tirani tjetër…Të klikave të harbuara dhe korruptuara shqipfolëse, kleptokratike dhe anarkoliberaliste, të trafikuar ose kontrabanduar në hallkat dhe zinxhirët kryesor të shtetit dhe pushtetit kosovar, të cilët e gjetën strehën ose audiencën kryesore tek shtresat ose kategoritë më të varfëra, më të pazhvilluara dhe prapambetura të popullit kosovar.
Dhe, mëqe sipas Volterit,:” triumfi i vërtetë i arsyes, ndërgjegjës, moralit, disiplinës, edukatës, kulturës dhe intelektit të lartë njerëzor ose qytetar, ndodhët ose qëndron në vazhdimin e rrugës ose misionit të përbashkët edhe me ata që e kanë humbur ose harruar dikund rrugën: Ne shqiptarët asnjëherë nuk duhet harruar mësimët, mesazhet ose porositë e njohura nga jeta, vepra dhe personalitetët epokale dhe monumenrale të Gjergj Kastriotit dhe Aleksandrit (Lekës) të Madh!
Në kohën e Aleksandri (Lekës) të Madh, shteti (polisi) dhe shoqëria athinase ishin të fokusuar tek të pasurit, aristokratët dhe politokratët e ndryshëm. Ndërkaq, me tepër se 😯 % e athinasve nuk kishin të drejtë vote as pune. As bukën e gojës. Kishte të varfër (mbi 😯 %), të pasur dhe shumë të pasur (afro 2O %). Kishte madje edhe shumë profiter dhe matrapaz lufte që i kishin kapur shtetin dhe poshtetin… Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër enërgjikë të Aleksandrit (Lekës) të Madh, i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra. Duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë  të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën ose pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata politike dhe diplomatike. Aleksandri (Leka) i Madh qëlloi edhe më fat kur prindërit e tij e dërguan në  Shkollën ose Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit në Athinë.
Se këndejmi, njeriu i sotëm shqiptar ose kosovar, akoma i ka të freskëta në kujtesën e tij, rrathët e ferrit së bashku me shkallët e fundit të asaj apokalipse të madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm në Kosovë dhe gjithandej. Apo….!?

E vërteta është bijë e kohë dhe jo e autoritetëve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose peridike. Apo…?!

Trimat, heronjt, çlirimtarët, intelektualët dhe patriotët e vërtetë, nuk i vjedhin (plaçkisin), nuk i shesin dhe nuk i tradhëtojnë kurrë kombin dhe atdheun.
P.S.
E kemi cekur shpesh se: nga “bota e dikurshme bipolare ose dypolare: Bota e sotme postbllokiste ose neobashkohore, sikur është futur ose ka kaluar në një” botë të re” multipolare ku SHBA-s, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Japonia, Gjermania dhe Franca do e kenë fjalën kyesore në ‘masivin e madh’ të politikës dhe sigurisë globale.
 Rusia si shteti më i madh i globit me sipërfaqe tokësore ose gjeografike, si fuqi madhe nukleare ose atomike, së bashku me Ukrainën, pos gasit natyrorë, naftës dhe benzinës, i kanë në dorë mbi 5O % të resursëve ose pasurive tjera natyrore, respektivisht mbitokësore dhe nëntokësore të globit ose planetit tonë.
Të gjitha këto së bashku, në forma ose mënyra të ndryshme implicite ose eksplicite, sikur e bëjnë akoma më të komplikuara dhe të paqrtët përfundimin ose epilogun e luftës së përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, ku interesat e ndryshme strategjike, gjeopolitike, ekonomike dhe të UE-së dhe Perëndimit, janë të shumëta dhe shumëfishta.
Mbi 5O % e energjisë, inustrisë ose teknologjisë agrare ose ushqimore të Gjermanisë dhe UE-së, janë të varura nga Rusia dhe Ukraina.
Lufta në Ukrainë dhe doktrina ose filozofia e njohur amerikane”Cash and Carry” :
Siç dihet, marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes SHBA-s dhe Republikës Federale të Gjermanisë,  kishte kohë që ishin shumë të acaruara ose tensionuara. Ish Presidenti Trump asokohe kishte vendosur të largonte një pjesë të madhe të kontigjentit të ushtarëve amerikan të dislokuar ose stacionuar tani e afro 7O vite rrjesht në Gjermani.
Në Gjermani dhe Japoni se këndejmi, ndodhën bazat me të fuqishme të ushtrisë amerikane në të gjithë botën.
Nga viti 1945 dhe deri në vitin 1955 në Gjermani, ishin të dislokuar ose stacionuar 4OO. OOO ushtar të Natos, nga të cilët, me tepër se gjysma e tyre ishin ushtar amerikan. Nga viti 2OO6 dhe deri me 2O18- 74.OOO ushtar amerikan.
Ndërkaq, në kuadër të konceptëve, formulave ose doktrinave të ndryshme ushtarake dhe politike të Natos (lëxo doktrinën e Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës” ):
Gjermanët dhe Gjermania asokohe ishin paraparë ose predispozuar si një poligon i madh taktik, ushtarak ose strategjik në të dyja anët e kufirit të atëherëshëm gjermano-gjerman që do e pranonin goditjen e parë dhe më të fuqishmën në kushtët ose rrethanat e ndonjë lufte të mundshme nuklerare ose atomike në mes Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”!

Ndryshe nga kjo, rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtruan edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirreshtime, rikonfigurime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresiv” në kuptimin e një “bote globale”, multipolare ose subllokiste-sfiduese dhe turbulente për të gjithë. Lufta në Ukrainë si shëmbull konkret.

Ndryshe nga kjo, pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithëmonë ka qenë kruciale dhe jetike.

Shtabi i Përgjithëshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amdrikane për Europën (US Europian Command -EUCOM) -është e vëndosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vend të botës. Edhe në Kosovë. Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Europë dhe në të gjithë botën.
Se këndejmi, detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it Amerikan ështe mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimëve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohën as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqsore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj.
Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s
të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë.
Sipas të dhënave ose vlerësimëve të konfidentuara të Pentagonit dhe Ushtrisë Amerikane: Në Gjermani për çastin ose momentin janë të dislokuar ose stacionuar 29. 5OO  ushtar amerikan të ndarë dhe sistemuar në pesë (5) Garnizone të ndryshme, ndër të cilët edhe Korpusi ose Garnizoni i njohur për Europën dhe Afrikën ( US Marine Corps of Europe and Africa) me seli në Böblingen (në afërsi të Stuttgardit) të Gjermanisë Jugperëndimore. Plus 96OO pilot ose pjesëtar të forcave elite të Flotës Ajrore (Us Air Force) ose Aviacionit Amerikan të stacionuar në Ramstein dhe Spangdahlem.
Pas Japonisë, në Gjermani ndodhët kontigjenti me i madh i ushtarëve amerikan.
Ndërkohë që roli dhe misioni i Bazave ose Garnizonëve të Ushtrisë Amerikane në Gjermani është insubordinues, respektivisht multilateral dhe kolateral.
 Në bazat ose garnizonet ushtarake të SHBA-s në Gjermani, nuk janë të punësuar vetëm ushtarët dhe ushtarakët (oficerët) amerikan, por edhe shumë qytetar gjerman si në Ramstein, Spangdahlem, Böblingen, në Bazën e njohur “Bavaria”(Baza me e madhe ushtarake e SHBA-s në të gjithë botën, me një sipërfaqe prej 39O kilometrash katrore ku ndodhën të punësuar afro 5OOO ushtar dhe ushtarak amerikan së bashku me familjet e tyre etj.) në kufi me Çekinë dhe gjetiu.
Shteti dhe qeveria gjermane për nevojat dhe mirëmbajtjen e ushtrisë amerikane, nga buxheti i tyre shtetror dhe nacional, për çdo vitë i ndajnë nga 25O milion euro. Plus 48O milion euro për shpënzimet dhe nevojat e ndryshme sanitare, infrastrukturore dhe të tjera të Natos.
Kriza ose acarimi amerikano-gjerman, thonë se erdhi për shkak të raketave, ose 2O bombave nukleare ose atomike në bazën e njohur amerikane “Büchel” në Gjermani, si dhe këmbnguljes amerikane për ndarjen e “2 %” të Gjermanisë nga buxheti i  përgjithëshëm shtetror ose nacional për nevojat (buxhetin) e Natos, Ushtrisë Amerikane etj.
Deri me sot, nuk dihet nëse pati ujdi ose kompromis të përgjithëshëm në Gjermani rreth kërkesës së mesipërme të SHBA-s. Ndonëse, Presidenti Trump dhe Administrata e tij, kanë paralajmëruar mundësinë e tërheqjes ose përgjysmimit të trupave dhe bazave amerikane nga Gjermania në Poloni ose dikund tjetër.

Ndërkohë që lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, në menyrë esenciale ose substanciale e ka ndryshuar ose determiuar edhe raportin e forcave së bashku me marëdhëniet e gjithëmbarëshme ndërkombtare.

Në këtë renditje ose konstelacion të ri të forcave ose marëdhënieve ndërkombtare, të bie në dy rirrjeshtimi ose ndryshimi radikal i kursit, narrativit, doktrinës, formulës ose filozofisë së përgithshme ushtarake, politike dhe diplomatike të Gjermanisë.
Gjermania është lokomotiva ose fuqia kryesore e Europës dhe UE-së, dhe njëra prej pësë fuqive (superfuqive) kryesore të globit.
Për shkak të ndikimit dhe fuqisë së saj shkencore, kulturore, finansiare, ekonomike, industriale, teknologjike, politike, ushtarake dhe kështu me radhë: Thuhet se Gjermania ka përballë vetes një kundërpeshë ose barazpeshë globale ose universale në marëdhëniet e sotme botërore ose ndërkombtare.
SHBA-së, Rusia dhe efektët domino të krizës në Ukrainë…
Për ata që e njohin sadopak historinë e Herkulesit dhe 7O djemve (çunava), vajzave (gocave) ose pasardhësve të tij grindavec, supersticioz ose egocentrik, e kanë të qartë faktin se Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin dhe intelegjenca ruse, përmes luftës në Ukrainë, si dhe krizave të tjera në Bjellorusi, Kazakistan, Nagorni Karabah, Ballkan dhe gjithandej: Pas largmit të Britanisë së Madhe nga UE-së, e kanë për qëllim largimin ose tërheqjen ushtarake të SHBA-së nga Gjermania ose Europa në përgjithësi, së bashku me shpërberjen, dislokacionin ose dokompozicionin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ‘kompozicionit të përbashkët’ të UE-së, e ndoshta edhe të vet Natos, me anë të narrativit introvert ose interaktiv të futjes së ndasive ose përçarjeve të vazhdueshme brenda UE-së dhe Natos, siç është neutraliteti, idiferenca ose hezitimi franko-gjerman ndaj kërkesës anglo-amerikane -kundër Rusisë dhe të ngjashme.
Fitorja eventuale e Rusisë në luftën e Ukrainës së bashku me largimin eventual të Ushtrisë Amerikane nga Gjermania, Ballkani ose Europa Perëndimore:  ‘De jure dhe de facto’ do shënonin fundin ose fillimin e fundit të UE-së dhe vet Natos, gjegjësisht fundin e lirisë, paqes, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme në kontinenentin e vjetër europian dhe me gjërë.
Ndonëse, gjithënjë duke e vërë theksin në metaetikën ose etikën globale dhe universale të SHBA-së….Respektivisht në politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, kolokviale, seminarike, robuste, korpulente, intelegjente, gjeostrategjike ose gjeopolitike të SHBA-së -përballë atavizmit, hegjemonizmit, militarizmit ose ekspanzionizmit të njohur ruso-kinez në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale, si dhe në dilemat ose hezitimet e ndryshme të shtetëve ose fuqive të caktuara të kontinentit plak, për t’iu përgjigjur pozitivisht konceptëve, formulave dhe doktrinave të reja politike, diplomatike, ushtarake, strategjike ose gjeopolitike të SHBA-së -lidhur me paqen dhe sigurinë e gjithëmbarshme kontinentale dhe interkontinentale.
U mor vesh se SHBA-së si suprfuqia kryesore e globit, e kanë mbi supët e veta rolin dhe misionin e njohur të Herkulesit në raport me stabilitetin, paqen dhe sigurinë globale ose universale.
Nga kjo rezulton se edhe i ashtuquajturi “identiteti europian i UE-s”, në esencën ose substancën e tij të ngjanë në “identitetin” e dikurshëm jugosllavë ose ruso-sovjetik, të përmbledhur ose ravijezuar në shumë elemente të tjera brenda paradigmave, diskurseve, ekskurseve dhe narrativave të ndryshme në sfond, ku mund të shihet ose vërehet qartë se liderët ose lidershipi i tij, vazhdimisht e afirmojnë një “pluralizëm vlerash” të bartura ose reduktuara në monizëm politik, ekonomik, konjuktural, manufaktural ose nomenklatural, me thekse autoritare, centraliste, dogmatike, demagogjike, paternaliste, proteksioniste etj.
Me fjalë tjera, si “vlerë madhore e filozofisë politike dhe diplomatike” të Brukselit ose Strasburgut, pos tjerash është fakti se ” pluralizmi ose parlamentarizmi i tyre politik ose aksiologjik” vazhdimisht përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë.
Ndryshe nga kjo, bota e sotme ultramoderne ose neobashkohore, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.
Ndaj, edhe studimet dhe analizat e njohura shkencore ose politologjike, nuk ngelin të
izoluara, por, ato kthehen tek vlerat, parimet dhe postulimet e larta shkencore, morale, njerëzore ose humaniste. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore.
ASh