Poezi nga Tahir BEZHANI

Qytetet Mariupol, Kherson

e Melitopol

Natën i kishte mbuluar flaka

Ditën i mbyste tymi i zjarrit të tankeve ruse

Në gërmadhat e spitalit

Qanin fëmijët

Lemerisjet dëgjoheshin larg

Luftë mes jetës e vdekjes së dhunshme

Me tej,

Në grumbull gërmadhash,

Vrushkuj gjaku

të posa lindur  betonohej

Thithnin  kerozinën

e aeroplanëve supersonik

Si gjinjtë e nënës në agoninë e natës

Ngricë e egër mbyllte sytë

e ngrirë

Lëmonte shpresat e mekura

n ‘prag vdekje

Në mes qiellit përtypeshin yjet

mjegullnajave

Në maternitetet e spitaleve

lindje të reja

(Fillimjetë nën krismë

bombash helmuese)

Jeta digjej mizorisht

krimeve njerëzore

Nga shpirtra të tërbuar,

Lidhur  posteve të ndyra…

Gjakovë, mars 2022